Përditësimi i ri i WhatsApp e bën më të lehtë shmangien e miqve tuaj
Përditësimi i ri i WhatsApp e bën më të lehtë shmangien e miqve tuaj
11.08.2022 | 03:06
Opsionet e privatësisë në aplikacionin e mesazheve WhatsApp, i cili krenohet me 2+ miliardë përdorues aktivë, po shtohen.

Në një përditësim të ardhshëm, aplikacioni do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve, të tilla si lejimi i përdoruesve të largohen nga një bisedë në grup pa njoftuar të tjerët.

Nëse jeni anëtar i një grupi dhe doni të dilni prej tij, pjesëtarët e tjerë nuk do të njoftohen për këtë pasi kutia e njoftimit që shfaqet sa herë një person lë grupin, nuk do të shfaqet më.

Përditësimi, i cili pritet të publikohet në fund të këtij muaji, ka një tjetër veçori të re. Kjo veçori lejon përdoruesit e tij të çaktivizojnë screenshots për fotot që dërgohen me opsionin View Once, duke pasur parasysh se fotografia supozohet të zhduket nga biseda disa sekonda pasi është hapur.

Ndërsa WhatsApp tashmë i lejon njerëzit të çaktivizojnë opsionin e mesazheve të lexuara, update i ri që do të dalë në treg këtë muaj do të fshehë faktin që një përdorues ka qenë në linjë dhe ka përdorur WhatsApp-in.

Qëllimi i opsioneve të reja është të vazhdojnë të përmirësojë privatësinë rreth bisedave që po bëhen përmes aplikacionit.

CEO i Meta, Mark Zuckerberg ndau në një deklaratë, “Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mënyra të reja për të mbrojtur mesazhet tuaja dhe për t’i mbajtur ato private dhe të sigurta njësoj si bisedat ballë për ballë”.