Nuk mund ta besoni sesa i rrezikshëm është përdorimi i telefonit
Nuk mund ta besoni sesa i rrezikshëm është përdorimi i telefonit
23.02.2021 | 07:25
Një sondazh britanik ka treguar se telefoni po del të jetë më i rrezikshëm se sa mendohet. Sipas tyre, një person në Britani kalon 3 orë në javë në tualet.

Sipas mjekëve kjo tejkalon 10-15 minutat e rekomanduara në ditë, që i bie rreth 1:45 minuta në javë. Është zbuluar se shkaku i humbjes se kësaj kohe është pikërisht telefoni celular, por kjo bartë disa rreziqe pas vetes.

Telefonat celularë janë një terren ideal për mikrobe

Celularët mund të marrin shumë lehtë mikrobe. Si rezultat i kësaj ata shumë lehtë mund të marrin këto mikrobe dhe të transmetojnë të pjesët e juaja intime. Në të njëjtën kohë ata mund të marrin lehtë mikrobët që janë në ËC, gjatë kohës kur ju lani duart.

Sipas këtij studimi, telefoni është shkaktari kryesor që përhap mikrobin MRSA. Shumë pacientë tashmë vuajnë nga ky virus dhe kanë kërkuar ndihmë shëndetësore.

Hemorroidet dhe çështje të tjera të rektumit

Mjekët sugjerojnë që çdo person të qëndrojë jo më shumë se 1 orë e 15 minuta në javë në tualet. Nëse tejkalohet kjo kohë, atëherë ju do të ushtroni presion të panevojshëm në rektumin tuaj. Si rezultat i kësaj shumë lehtë do të përjetoni hemorroidet dhe prolepsin e rektumit – dy gjëra që shqetësojnë shumë njerëzit.

Rektumi nuk do të lëviz nga vendi më vonë dhe nëse nuk trajtohet atëherë pasojat do të jenë të mëdha.

Telefonat në tualet ju shpërqendrojnë nga aktivitetet e përditshme

Është zbuluar tashmë që celularët na mbushin plot stres, duke na mbajtur kështu të shpërqendruar nga aktivitetet e përditshme. Mjekët thonë se nëse dëshironi të bëni pushim të vogël gjatë ditës më mirë është që të meditoni pse të bëni ushtrime të vogla fizike. Aktivizimi i trupit, aktivizon edhe trurin. Po ashtu ata këshillojnë që gjatë vaktit të juaj mos të nguteni, por të hani ngadalë duke mos nxituar.

Nëse nuk dëshironi të meditoni, atëherë lexoni ndonjë libër. Leximi ju mban të përqendruar dhe kështu do ta harroni për disa momente telefonin.

Tualeti si mënyrë për të shpëtuar

Sipas një studimi të vitit 2016 shumë nga të anketuarit e kishin përdorur telefonin në tualet për të larguar emocionet negative. I njëjti studim thoshte se studentët e përdorin telefonin në tualet për ta larguar mërzinë. Por, rezultati në këtë rast është i keq pasi që më vonë kjo gjë do ju shkaktojë probleme më shëndetin mendor.

Humbisni kohën e juaj

Hulumtimi thotë se 90 minuta do të jenë të mjaftueshme për ta përdorur telefonin në ditë. Kjo i bie rreth 3.9 vite gjatë jetës sonë. Nëse e përdorim më shumë, kjo do të thotë se telefonat po na lënë pa i përfunduar shumë punë dhe aktivitete të përditshme. Kjo tregon se njerëzit tashmë po e përdorin më shumë se pesë orë telefonin për gjëra që nuk i lidhin ata me punën.

Pra, në vend që ata të punojnë, shumë njerëz kontrollojnë gjatë orarit të punës rrjetet sociale dhe postën elektronike gjë që i shpërqendron ata nga puna e përditshme.

Varësia nga telefoni

Simptoma kryesore në këtë rast është varësia që po shkaktohet në telefona celularë. Si rezultat i kësaj me përdorimin e tepruar të telefonit ju do të keni vetëvlerësim të ulët, ankth dhe në fund depresion.