Në vend të gjobave, polica amerikane u shpërndau vauçerë për ndërrimin e dritave të prishura në veturë
Në vend të gjobave, polica amerikane u shpërndau vauçerë për ndërrimin e dritave të prishura në veturë
30.07.2021 | 05:38
Kemi pasur rastin të shohim nëpër rrugë shumë vetura të cilave nuk iu punojnë dritat e përparme apo stop dritat, që mund të jenë rrezik i madh në trafik, në veçanti nëse vozisni gjatë natës.

E nëse hasni në një polic të trafikut për shkak të këtij problemi, ekzistojnë gjasa të mëdha të ndëshkoheni me një tiketë,

Ngjashëm funksionon sistemi edhe në Shtetet e Bashkuara, por shumë shoferë nga Denveri, veturat e të cilave nuk i kanë të rregulluara dritat, janë habitur kur një polic në vend të gjobave u shpërndante vauçerë në vlerë prej 25 dollarëve, për të ndërruar dritat e prishura në mjetin motorik.

Siç raportojnë mediat lokale, ky aksion është realizuar në bashkëpunim me kompaninë që merret me shitjen e auto-pjesëve dhe që ka dhuruar 100 vauçerë për blerje në lokalet e saj.

Qëllimi ka qenë që në vend të gjobave, shoferët të nxiten që të rregullojnë dritat në veturat e tyre, me qëllim që të rritet siguria në komunikacion në rajonin e qytetit Denver të Colorados.