Makina e parë që do të lëvizë me energji diellore
Makina e parë që do të lëvizë me energji diellore
23.06.2022 | 04:49
Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se në vjeshtë do të nisë prodhimin e makinës së parë në botë që punon me energji diellore.

Makina do të ketë të instaluara panele diellore dhe mund të udhëtojë mbi 600 km pa pasur nevojë të karikohet.

Ndërkohë, 70 km në ditë mund t’i bëjë vetëm me energji diellore.

Kjo do të thotë se mund të ketë ditë që pronari i kësaj makine nuk do të ketë nevojë fare që ta karikojë.