Instagram sjell një veçori të re, këto janë ndryshimet që po bëhen në këtë platformë?
Instagram sjell një veçori të re, këto janë ndryshimet që po bëhen në këtë platformë?
24.01.2023 | 04:51
Instagram ka njoftuar një veçori të re të heshtjes të quajtur ” modaliteti i qetë”, që synon të ndihmojë përdoruesit që duan të fokusohen më shumë në aktivitete të tjera ose të vendosin kufij me miqtë dhe ndjekësit e tyre.

Sapo përdoruesi i Instagram të aktivizojë modalitetin e qetë , ai do të ndalojë marrjen e njoftimeve dhe statusi i aktivitetit të profilit të tij do të ndryshojë në “modalitet i qetë”. Nëse dikush i dërgon një mesazh një përdoruesi që ka zgjedhur modalitetin e qetë, Instagram do të dërgojë një përgjigje automatike, duke informuar dërguesin se “modaliteti i qetë” është aktiv.

Në të njëjtën kohë, do të mundësohet programimi i orëve kur do të aktivizohet modaliteti i qetë dhe pasi të çaktivizohet, do të shfaqet një përmbledhje e vogël e asaj që përdoruesi i Instagramit ka humbur.

Edhe pse opsioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, Instagram duket se po fokusohet tek adoleshentët.


Ky funksion fillimisht do të jetë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re dhe gradualisht do të bëhet i disponueshëm në më shumë vende.