Golfi hibrid po shkon “flakë”, Volkswagen nuk po arrijë të prodhojë sa është kërkesa
Golfi hibrid po shkon “flakë”, Volkswagen nuk po arrijë të prodhojë sa është kërkesa
23.02.2021 | 07:26
Fabrika më e madhe e Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, po lufton për të përmbushur kërkesat e klientëve për modelin Golf për shkak të mungesave të qelizave të baterisë për versionet hibride dhe përbërësit gjysmëpërçues, njofton Bloomberg.

VW ka 93 mijë kërkesa për llojin e veturës hibride Golf, që përkthehet në vëllim prodhimi prej më shumë se katër muaj, sipas Bernd Osterloh, i cili përfaqëson punëtorët në bordin mbikëqyrës të grupit VW.

Variantet hibride po tregohen veçanërisht të popullarizuara në mes të klientëve dhe përbëjnë 60 për qind të porosive në Gjermani dhe 40 për qind në të gjithë Evropën.

VW paralajmëroi në dhjetor se një mungesë e përbërësve gjysmëpërçues do të ndalojë prodhimin. Çështja që nga ajo kohë është përhapur në të gjithë industrinë, duke prekur prodhuesit nga General Motors te Renault e Daimler.


VW ka thënë se parashikon që mungesa e çipave do të vazhdojë edhe në tremujorin e dytë. Konsulenca AlixPartners vlerëson se çështja mund t’i kushtojë prodhuesve të veturës 61 miliardë dollarë humbje këtë vit.