Ylli i Atalantës pas fitores kundër Napolit: Na e sillni Real Madridin
Ylli i Atalantës pas fitores kundër Napolit: Na e sillni Real Madridin
22.02.2021 | 06:41
Luis Muriel shpreson se Atalanta do të fitojë vetëbesim nga fitorja 4:2 kundër Napolit në Serie A dhe ta bartë atë në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

Muriel, Duvan Zapata, Robin Gosens dhe Cristian Romero shënuan në fitoren bindëse kundër skuadrës së Amir Rrahmanit të dielën në Gewiss Stadium, 
 
Në mesjavë, Atalanta do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Duke folur pas ndeshjes me Napolit dhe në lidhje me takimin me Madridin, Muriel tha: “Ishte më rëndësi që të fitonim sot këtu dhe kjo fitore mund të jetë vendimtare në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, po ashtu na jep shtytje të madhe për ndeshjen e së mërkurën kundër Real Madridit”.


“Nëse luajmë me këtë baraspeshë, me këtë stil sulmues, duke krijuar shumë raste, atëherë mund t’ia vështirësojmë jetën Real Madridit”, shtoi ai.