Trajneri i njohur gjerman mund të jetë zëvendësuesi i Nagelsmann te Bayerni
Trajneri i njohur gjerman mund të jetë zëvendësuesi i Nagelsmann te Bayerni
20.09.2022 | 02:55
Thomas Tuchel mund të rikthehet sërish në Bundesliga.

Emri i ish-trajnerit të Borussia Dortmundit tani është i lidhur me Bayern Munichin,
 
“Bavarezët” nuk po kalojnë nëpër formë të mirë këtë sezon, pasi nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit – në të cilat kanë regjistruar tri barazime dhe një humbje.

E ardhmja e Julian Nagelsmann mendohet të jetë e pasigurt pas këtyre rezultateve, me Bayernin që renditet i pesti në tabelë – me 12 pikë të grumbulluara pas shtatë xhirove në Bundesliga.


Nicolo Schira ka raportuar se Tuchel mund të jetë objektiv i mundshëm i klubit nga “Allianz Arena” në javët e ardhshme, si zëvendësues i Nagelsmann.

Gazetari italian gjithashtu bëri të ditur se pavarësisht spekulimeve, nuk ka pasur kontate mes Juventusit dhe ish-trajnerit të Chelseat.

Thomas Tuchel është trajner i lirë që nga 7 shtatori i këtij viti, pasi u shkarkua nga “Blutë”.