Torreira i Arsenalit pranon ofertën e Galatasaray
Torreira i Arsenalit pranon ofertën e Galatasaray
05.08.2022 | 03:10

Lucas Torreira nuk do ta vazhdojë më karrierën të Arsenali

Sipas gazetarit të famshëm të transfereve, Fabrizio Romano, uruguaiani ka pranuar kushtet personale dhe tani karrierën e tij do ta zhvillojë në Turqi të skuadra e Galatasaray.

“Lucas Torreira sapo ka pranuar t’i bashkohet Galatasarayt! Tani është momenti për detalet finale të kontratës së tij dhe pastaj Torreira do të ateroi në Stamboll. #Galatasaray”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Arsenali do të fitojë 6-7 milionë euro nga shitja e tij, porsa të nënshkruhet kontrata nga ana e tij.