Torino konfirmon interesimin e Milan për Meite
Torino konfirmon interesimin e Milan për Meite
13.01.2021 | 07:15
Drejtor sportive i Torinos, Davide Vagnati ka konfirmuar se Milan “janë të interesuar” në Soualiho Meite dhe diskutimet për të vazhdojnë

Mesfushori edhe sonte nuk ishte as rezervë në ndeshjen që Milan po e luan kundër Torinos në 1/8-ën e finales në Kupën e Italisë në San Siro, derisa nuk luajti as në ndeshjen e Serie A në fundjavën që lamë pas.

“Ne do ta bisedojmë këtë situatë, do të shohim si do të zhvillohen gjërat në ditën në vazhdim”, tha Vagnati për RAI Sport.

“Meite është një lojtar që Milan janë të interesuar dhe ne do të shohim çfarë do të ndodh”.


Vagnati po ashtu është pyetur nëse ka bisedime edhe për largimin e golashënuesit Andrea Belotti.

“Mund të ju siguroj se Andrea Belotti do të rri në Torino”.