Shpjegohet së si arriti Chelsea ta bind Mudryk të pranojë pagë me të vogël
Shpjegohet së si arriti Chelsea ta bind Mudryk të pranojë pagë me të vogël
19.01.2023 | 03:00

Mykhailo Mudryk raportohet se ka pranuar një pako më të ulët page në Chelsea së sa disa futbollistë më të dobët

Edhe pse shumë njerëz besojnë që Chelsea ishin gati për të nënshkruar me Mudryk për shkak të shpenzimeve shumë të mëdha, The Athletic raporton që paga e tij do të jetë 97 mijë funte në javë në Stamford Brdige, që është e afërt me atë çfarë i kishte ofruar Arsenali. Pagë kjo që është shumë më e vogël që Ruben Loftus-Cheek (150 000 funta në javë) dhe Callum Hudson-Odoi (120 mijë funte në javë) e ku këtu as nuk bën ta përmendim atë që fiton Raheem Sterling që fiton tre fish më shumë.

Blutë duhet që të stabilizojnë pagat e tyre derisa duhet të blejnë talent ashtu sikurse bën në rastin e Mudryk.

Kur Arsenali refuzoi që t’ia plotësojë kërkesat Shakhtarit, Mudryk kishte vendosur të qëndronte në Ukrainë deri në verën e këtij viti ose t’i bashkohet Chelsea, shkruan The Athletic, 

Kjo ju dha mundësi Bluve që të negocionin, derisa Mudryk kërkonte një kalim në Angli sa më shpejt që do të ishte e mundur. Si shtesë e kësaj, kohëzgjatja e kontratës (shtatë vite e gjysmë me mundësi zgjatje edhe për një vit) premtonte një siguri afatgjate për një lojtar pavarësisht sa do të qëndrojë në Stamford Bridge.

Arsenali vazhdimisht e kishte kërkuar Mudryk, por ata nuk shqetësohen shumë për pasojat dhe tashmë janë duke shikuar synime të tjera.

Me ardhjen edhe të Joao Felix, që tashmë është i suspenduar pasi u ndëshkua me karton të kuq në debutimin e tij, Mudryk pritet që të këtë ndikim të menjëhershëm për Graham Potter.

Blutë do ta vizitojnë Liverpoolin të shtunën, në një ndeshje jo edhe aq interesante pasi që të dy klubet nuk janë paraqitur si duhet kohëve të fundit dhe janë në mesin e tabelës.