Reali arrin përmbysje spektakulare, eliminon Villarreal nga Kupa e Mbretit
Reali arrin përmbysje spektakulare, eliminon Villarreal nga Kupa e Mbretit
20.01.2023 | 03:04
Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 2-3 skuadrën e Villarreal për ta eliminuar kështu nga Kupa e Mbretit. Skuadra e Ancelottit e kthej këtë ndeshje në pjesën e dytë. Capoue (4’) dhe Chukwueze shënuan për Villarreal kurse për Real Madrid Vinicius Junior (57’), Militao (69’) dhe Ceballos (86’)

Real Madridi ia ka dalë që ta përmbysë Villarreal për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Vendasit do të kalonin në epërsi në këtë ndeshje që në minutën e katër. Gerard Moreno gjeti të lirë Etienne Capoue që shënoi për rezultat 1-0 dhe zhbllokoi epërsinë.

Reali ishte afër për të shënuar në minutën e 10-të me Fede Valverde por goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së lartë pingule.

Capoue rrezikoi përsëri Los Blancos në minutën e 18-të por Pino nuk e konkretizoi pasin që ju dha për ta kaluar në epërsi prej 2-0 Villarreal.

Real Madrid pastaj pati dy raste për të barazuar, një në minutën e 34-të kur Ferlan Mendy doli ballë për ballë me portierin e Villarreal por dështoi për të shënuar dhe një tjetër me anë të Rodrygo por që goditja e tij u bllokua dy minuta më vonë.