Ramadani: Fitore bindëse që na jep qetësi, por jo komoditet
Ramadani: Fitore bindëse që na jep qetësi, por jo komoditet
21.07.2021 | 06:24
FC Prishtina ka shënuar fitore të madhe ndaj Connah’s Quay Nomads me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Europa Conference League.

Kjo i jep padyshim relaks skuadrës kryeqytetase për ndeshjen e kthimit pasi ka epërsi prej tre golave, 
 
Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani tha u shpreh i lumtur, por tha se nuk u jep komoditet kjo fitore.

“Fitore bindëse që na jep qetësi, nuk na jep komoditet, por na jep qetësi. E pamë që forca e tyre është vetëm në ndërprerje dhe mendoj që sot me të vërtet analiza doli ashtu siç i kishim paramenduar, siç kishim punuar. Arritëm të shënojmë katër gola për çka i uroj futbollistët për fitoren dhe i falënderohem të gjithë të pranishmëve, sidomos Plisave, të cilët na mbështetën gjatë 90-minutave dhe për këtë rezultat të thellë kanë merita edhe ata”.”Ndeshjet në Evropë kuptohet që janë më të vështira, vijnë edhe lëndimet, mirëpo të shpresojmë që mos të jetë të rënda që i mban futbollistët gjatë jashtë fushave. Besoj edhe Kryeziu edhe Hoti s’kanë pësuar lëndim të rëndë, por presim dhe shohim” – tha Ramadani.


Ndeshja e kthimit luhet më 29 korrik në Uells.