Presidentja Osmani: Krenare me djelmoshat e Kosovës, dëshmuan shpirtin luftarak në fushë
Presidentja Osmani: Krenare me djelmoshat e Kosovës, dëshmuan shpirtin luftarak në fushë
28.09.2022 | 02:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ndjerë krenare me djelmoshat e Kosovës të cilët fituan sot në ndeshjen ndaj Qipros.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është një fitore e shumëpritur.

“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve. Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, shkroi Osmani.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.