Pochettino ‘kritikon’ Mbappen
Pochettino ‘kritikon’ Mbappen
08.01.2021 | 05:33
Mauricio Pochettino i ka gjetur të meta Kylian Mbappes që në ndeshjen e parë, që e nisi me barazim aventurën te Paris Saint Germain.

Pas sfidës, trajneri argjentinas i dërgoi mesazhe njërit prej më të mirëve në botë se ende ka nevojë për t’u përmirësuar.

“Kylian ka nevojë të përmirësohet, si gjithë të tjerët”, tha Pochettino.

“Ai duhet të jetë i zhgënjyer që nuk fituam, ai mund të bëjë më shumë. Sido që të jetë, përkushtimi ishte i mirë dhe jam i lumtur me atë që bëri”.