Petkovic largohet nga Zvicra
Petkovic largohet nga Zvicra
28.07.2021 | 06:02

Zyrtarizohet largimi i Vladimir Petkovic nga Zvicra dhe kalimi në Ligue 1.

Trajneri nga Sarajeva i ka dhënë fund aventurës 7-vjeçare me kombëtaren helvete.

48 ndeshje ka fituar nga 72 të luajtura, teksa në Euro 2020 ishte një hap larg mbërritjes në gjysmëfinale me djemtë e tij.

Etapa e radhës në karrierën e 57-vjeçarit është Bordeaux. Klubi francez arriti akordin me drejtuesit e futbollit zviceran dhe ka prezantuar Petkovic si teknikun e ri.

Ky i fundit, i cili më parë ka drejtuar Lazion, ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2024 me Bordeaux.