Pas fitores së Arabisë ndaj Argjentinës, mbreti arab merr vendim që e mërkura të jetë ditë feste
Pas fitores së Arabisë ndaj Argjentinës, mbreti arab merr vendim që e mërkura të jetë ditë feste
23.11.2022 | 03:06
Mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi që e mërkura të jetë një festë për të gjithë punonjësit dhe të gjithë studentët, pasi ekipi kombëtar i këtij vendi fitoi kundër Argjentinës në Kupën e Botës, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve “SPA”.

Arabia Saudite e nisi me fitore në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndoshta me një fitore që askush nuk e kishte pritur.

Kombëtarja arabe fitoi me përmbysje ndaj Argjentinës me rezultatin 1:2, në ndeshjen e parë të Grupit C.

Se sa e rëndësishme ishte kjo fitore, e dëshmon edhe fakti që mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud ditën e nesërme e ka shpallur si ditë feste.

Pra punonjësit, nxënësit e të tjerët do ta festojnë të mërkurën fitoren e arritur ndaj Argjentinës këtë të martë.