Messi nuk ia zgjati dorën Lewandowskit pas ndërhyrjes, u pajtuan në fund të ndeshjes
Messi nuk ia zgjati dorën Lewandowskit pas ndërhyrjes, u pajtuan në fund të ndeshjes
01.12.2022 | 03:04

Argjentina dhe Polonia janë dy ekipet që janë kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Argjentina mposhti Poloninë me rezultat 2:0, por përkundër humbjes, Polonia gjithashtu e gjeti kualifikimin tutje.

Një moment interesant ndodhi kah fundi i ndeshjes, kur Lewandowski bëri një ndërhyrje të palejuar në Messin.

Më pas, sulmuesi polak ia zgjati dorën argjentinasit, por ai nuk ia ktheu.

Por, pas ndeshjes, u panë se të dy u përshëndetën dhe diskutuan mes vete.