Kroacia fiton dhe kualifikohet tutje nga pozita e parë në grup, Austria bie në Ligën B
Kroacia fiton dhe kualifikohet tutje nga pozita e parë në grup, Austria bie në Ligën B
26.09.2022 | 03:30
Kroacia ka siguruar kalimin për në fazën e “Play-Off”-it në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja kroate shënoi fitore sonte ndaj Austrisë, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 1 të Ligës A,

Ndeshja e zhvilluar në “Ernst-Happel-Stadion” përfundoi me rezultatin 1:3.

Luka Modric (6’), Marko Livaja (69’) dhe Dejan Lovren (72’) shënuan golat e fitores për Kroacinë.


Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Christoph Baumgartner (9’).

Kështu, Kroacia e mbylli fazën e grupeve me 13 pikë në pozitën e parë, kurse Austria si e fundit me 4 pikë.

Austriakët në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës B.