Kjo është skuadra e re e Jurgen Bardhit
Kjo është skuadra e re e Jurgen Bardhit
21.06.2022 | 05:04

Jurgen Bardhi do të vazhdojë të luajë në ligën e dytë turke, edhe pas largimit nga skuadra e Tuzlaspor.

Mesfushori nga Fushë-Kruja ka nënshkruar ditën e sotme me klubin e ri, Ankara Keçiorengucu.

Klubi turk ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për një sezon, me opsion për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.