Këshilla që dikur Sir Alex Ferguson i dha Adnan Januzajt, vajton ditën kur u pensionua!
Këshilla që dikur Sir Alex Ferguson i dha Adnan Januzajt, vajton ditën kur u pensionua!
18.02.2021 | 02:50
Adnan Januzaj mund të ketë dështuar në fund të fundit për të lënë gjurmë në ‘Old Trafford’, por ai ende shikon prapa dhe kujton kohën e tij me klubin me shumë dashuri.

Ditët e para me atë fanellë Januzaj i kishte pasur nën urdhëratë e legjendës, Sir Alex Ferguson.

Mesfushori shqiptar mendon se karriera e tij në Manchester do të kishte dalë ndryshe nëse menaxheri skocez nuk do të dilte në pension pas fundit të sezonit 2012/13, pasi shtoi: “Ai gjithmonë më shtynte në stërvitje”.

“Ai më thoshte: ‘Adnan, duhet të punosh, duhet të punosh, të punosh, të punosh sepse me talentin që ke do të, do të arrish shumë këtu sepse ke një potencial shumë të madh”.


“Sir Alex ishte dikush që vërtet besoi në mua, dhe padyshim kur ai u largua nga klubi, unë isha shumë i trishtuar sepse mendoja nëse ai do të ishte akoma atje, edhe unë do të isha akoma me atë”.

“Por në fund të ditës, futbolli të çon diku tjetër”.