Giroud e zbulon se çfarë i tha Benzemas pasi ai u largua nga Katari shkaku i lëndimit
Giroud e zbulon se çfarë i tha Benzemas pasi ai u largua nga Katari shkaku i lëndimit
23.01.2023 | 02:28
Olivier Giroud ka zbuluar se çfarë i tha Karim Benzemas pas largimit të tij nga grumbullimi me Kombëtaren e Francës për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Fituesi i “Topit të Artë” të vitit 2022 u largua nga Katari pasi pësoi një dëmtim muskulor në stërvitje të shtunën, më 19 nëntor, përpara se të fillonte turneu, 

Të nesërmen, Benzema ishte në bordin e një avioni herët në mëngjes për në Madrid, duke i lënë shokët e tij të skuadrës në “errësirë” ​​për largimin e tij.

Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, nuk kërkoi asnjë zëvendësues për Benzeman. Franca shkoi deri në finale, të cilën e humbi me penallti kundër Argjentinës.


Giroud, i cili udhëhoqi sulmin e Francës, ka zbuluar se çfarë i ka thënë sulmuesit të Real Madridit pas largimit të tij gjatë një interviste për “Canal+”.

Sulmuesi i Milanit tha se i shkroi një mesazh të sinqertë dhe spontan Benzemas.

“I thashë se ishim të zhgënjyer. U zhgënjeva kur e pashë të largohej”, tha golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Francës.

Giroud gjithashtu hodhi poshtë lajmet se disa nga futbollistët francezë ishin të lumtur pas largimit të Benzemas, duke thënë se “ata po përpiqen të kërkojnë mosmarrëveshje në një ekip ku nuk kishte asnjë”.