Giroud e barazoi rekordin e Henrys, pasi shënoi dy gola sonte
Giroud e barazoi rekordin e Henrys, pasi shënoi dy gola sonte
23.11.2022 | 03:03
Kombëtarja e Francës e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ky synon ta mbrojë titullin e fituar para 4 vjetësh.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D, “Gjelat” shënuan fitore kundër Australisë, 
 
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Al Janoub Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.

Olivier Giroud shkëlqeu në këtë përballje, pasi ishte autor i dy golave. Ai shënoi në minutat 32 dhe 71.

Sulmuesi i Milanit pas këtyre dy golave ka barazuar rekordin e legjendës franceze, Thierry Henry. Të dy kanë shënuar nga 51 gola me ekipin kombëtar.

Madje, dyshja në fjalë janë të vetmit që kanë shënuar mbi 50 gola për Francën.

Megjithatë, Giroud mund të vendosë rekord të ri pasi pritet të paraqitjet edhe në ndeshjet e radhës së Francës në Katar.