Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për medaljen e dytë të artë të Kosovës: Arritje e pabesueshme
Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për medaljen e dytë të artë të Kosovës: Arritje e pabesueshme
27.07.2021 | 05:52

Nora Gjakova në garimin e sotëm i siguroi medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokyos.

Ajo dominoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, për t’u shpallur kampione olimpike. Kështu, ajo iu bashkua Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit si kampionet e vetme olimpike nga Kosova.

Suksesi i Norës nuk u kalua pa u përmendur nga faqja zyrtare e Xhudos Botërore.

“Nora Gjakova – kampione olimpike. Trendi legjendar vazhdon për ekipin kosovar të femrave, teksa Nora rrëmben medaljen e tretë për Kosovën në Lojërat Olimpike – të trija në xhudo” – shkroi faqja zyrtare e Xhudos Botërore në Twitter.

E ky sukses i jashtëzakonshëm u vlerësua shumë edhe nga faqja zyrtare e Lojërave Olimpike.

Në një koment të bërë ata shkruan: “Arritje e pabesueshme”.

Me dy medalje të arta deri tash, Kosova gjendet në mesin e 10 vendeve të para në ranglistë në këtë Olimpiadë.