Dardan Berisha vlerësohet lartë nga FIBA Europe Cup
Dardan Berisha vlerësohet lartë nga FIBA Europe Cup
27.09.2022 | 04:28
Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup i ka kushtuar një artikull ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen nga nesër deri më 30 shtator.

FIBA Europe Cup publikoi një listë me 10 basketbollistët që duhet shikuar në këto kualifikime, 

Në këtë listë ndodhet edhe Dardan Berisha, i cili u rikthye këtë sezon te Sigal Prishtina.

Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup për Berishën shkroi: “Një lojtar që është sinonim i FIBA ​​Europe Cup. Berisha ka qenë kryesori i edicioneve të mëparshme të Sigal Prishtinës në garë, duke përfshirë mesataren e 27.7 pikëve për lojë në sezonin 2019/2020. Reprezentuesi kosovar do të jetë i etur për të siguruar që skuadra e tij të arrijë në sezonin e rregullt për herë të gjashtë në historinë e tyre – duke arritur në raundin e 16-të në 2019”.

Kujtojmë se Sigal Prishtina është e vendosur në “Turneun B”, ku skuadra CBet Jonava nga Lituania është e zgjedhur si nikoqire e turneut. Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator.

Për shkak të paraqitjeve të suksesshme në të kaluarën në Evropë, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes çerekfinale Cedevita Junior – Kalev/Cramo.

Skuadra tjera pjesëmarrëse në këtë turne janë: CBet Jonava, SCMU Craiova dhe Kapfenberg Bulls.