Chelsea planifikon shkëmbimin e lojtarëve, është gati për t’ia ofruar Lukakun rivalëve lokal
Chelsea planifikon shkëmbimin e lojtarëve, është gati për t’ia ofruar Lukakun rivalëve lokal
20.09.2022 | 02:54
Chelsea raporohet se po planifikon një propozim për një marrëveshje shkëmbimi me Tottenham Hotspur, që do të shihte Romelu Lukaku dhe Harry Kane të lëvizin në drejtime të kundërta.

Sulmuesi belg u rikthye në “Stamford Bridge” vitin e kaluar, me klubin që pagoi 113 milionë euro për transferimin e tij nga Interi.
 
Lukaku nuk dëshmoi asgjë te “Blutë” dhe u rikthye këtë sezon te Interi në formë huazimi për sezonin 2022/23.

Por, ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit do të rikthehet sërish te Chelsea pas përfundimit të sezonit. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.


Megjithatë, 29-vjeçari duket se nuk e ka të ardhmen e sigurt te gjashtë herë kampionët e Anglisë. Dhe, “Calciomercato” ka raportuar se klubi londinez po planifikon shkëmbimin e tij me Harry Kane.

Lukaku ka raporte të mira me trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte, me të cilin kishte punuar te Interi në sezonin 2020/21, kur “Nerazzurrët” e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Kurse, trajneri i “Bluve”, Graham Potter, thuhet se është admirues i madh i Kane dhe është “pro” këtij shkëmbimi.

Kane ishte i lidhur me një largim nga Tottenhami në vitin 2021, pasi ai kërkonte të transferohej diku ku mund të fitojë trofe. Megjithatë, 29-vjeçari mbeti në Londër, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor 2024.

Për sulmuesin anglez interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichi, por shihet si e vështirë që Tottenhami të lejojë largimin e tij.