Arsenali e do yllin e Interit në verë
Arsenali e do yllin e Interit në verë
05.04.2021 | 07:09
Siç është raportuar nga AS, Arsenali ka shënjestruar Achraf Hakimin për sezonin e ardhshëm.

Ylli i Interit do të ishte zëvendësimi i caktuar për Hector Bellerin, i cili do të largohet nga topçinjtë në fund të sezonit dhe do të ishte i gatshëm të përgatisë një ofertë nga Londra.

Pritet përgjigja e Interit, i cili pagoi 40 milion euro dhe tani, sipas portalit të gazetës spanjolle, do të kërkonte 50 milionë euro.

Dhe pastaj atë të Real Madrid: në fakt, nëse Hakimi do të dilte në shitje, atëherë galaktikët do të informoheshin menjëherë mbi ofertën zyrtare në tavolinë për marokenin dhe mund ta barazonin në çdo rast.


Kështu u vendos klauzola e kontratës gjatë shitjes një vit më parë.