Ambasadori amerikan bën tifo për Kosovën: Deri tani është duke shkuar mirë
Ambasadori amerikan bën tifo për Kosovën: Deri tani është duke shkuar mirë
28.09.2022 | 02:34

Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, përmes një shkrimi në Twiter, e ka komentuar ndeshjen e sotme në futboll në mes kombëtares Kosovës dhe Qipros, deri sa rezultati ishte 4 me 0.

“Tifo për Kosovën. Deri më tani është duke shkuar mirë”, ka shkruar Ambasadori Jeff Hovenier.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.