Adnan Januzaj, a e ke seriozisht për Paul Pogbën?
Adnan Januzaj, a e ke seriozisht për Paul Pogbën?
18.02.2021 | 02:51
“Do të jetë një sfidë e veçantë për mua të përballem me Paul Pogbën!”, kështu tha Adnan Januzaj para përballjes së Manchester United me Real Sociedad.

Sido që të jetë, Januzaj duket se nuk është mirë i informuar, sepse Pogba është jashtë për shkak të disa shqetësimeve që disa ditë dhe sipas Ole Gunnar Solskjaer ai s’do të paraqitet më në shkurt, do të mungojë edhe disa javë.

Januzaj dhe Pogba janë shokë të mira nga koha te akademia e “Djajve të Kuq”.

Sido që të jetë, përkundër dëshirës për t’u përballur me të, Januzaj s’do ta bëjë nesër një gjë të tillë.


“Ne luajmë së bashku PlayStation kështu që nuk flasim vërtetë [atëherë] – por nganjëherë e ngacmoj pak përmes video thirrjeve [në lidhje me ndeshjen] sepse ne jemi në kontakt shumë”.

“Do të jetë e çuditshme [të luaj kundër tij] sepse jashtë fushës ne jemi miq të mahnitshëm dhe kemi një kontakt kaq të mirë dhe të ngushtë. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin që në moshë të re”.

“Ne jemi rritur në United së bashku, kemi kaluar shumë gjëra. Pra, duke e pasur atë para meje – është mirë që nuk luajmë në të njëjtin pozicion!”.

“Nuk mendoj se do të kemi shumë kontakte mes njëri-tjetrit, por padyshim që nga ana ime dua ta fitoj atë lojë”.

Sido që të jetë, kontakte s’do të ketë fare pasi Pogba s’ka udhëtuar me ekipin, ai do të mungojë edhe disa javë.