SBASHK-u e çon Coronavirusin në Kushtetuese: Shkollat i mbyllim vetëm ne
SBASHK-u e çon Coronavirusin në Kushtetuese: Shkollat i mbyllim vetëm ne
10.03.2020 | 08:21
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës ka vendosur që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Coronavirusin.

Kjo pasi që ky virus po ia merr punën, duke i mbyllur shkollat.

Rrahman Jasharaj ka deklaruar se vetëm ai dhe SBASHK-u e kanë autoritetin e mbylljes së shkollave në Kosovë.

“Kjo është skandaloze. Kush është ky virus që akoma pa ardhë mirë këtu i mbyll shkollat. Shkollat i mbyllim vetëm ne me greva. Nëse mbyllen shkollat për shkak të Coronavirusit, ne do të mbajmë greva dhe do t’i mbyllim shkollat”, ka thënë ai.

Qeveria po e shqyrton mundësinë që të ndalojë mësimin në shkolla për shkak të Coronavirusit.