Ura Vajgurore
Ura Vajgurore
26.12.2016 | 09:03
Ura Vajgurore është një qytet në Rrethin e Beratit në Shqipëri.

Historia

Rrënojat e këmbëve të urës së ndërtuar me stilin e asaj të Gorices gjenden si dëshmitare të ekzistencës së hershme të banoreve të parë që hodhën themelet e qytezës së mëvonshme. Qyteti i sotëm e ka origjinën nga shpërngulja e banoreve të fshatrave përreth gati 100 vjet me parë. Ndërtimi i urave në periudha të ndryshme të historisë në brigjet e lumit ka qenë vazhdimësia e jetës së qytetit, e njohur me emra të ndryshëm, si "Ura e Hasan Beut" etj, por emri ekzistues vjen nga një urë në çimento e hekur, që besohet të jetë ndërtuar nga italianët që e përdoren për kalimin e tubave të naftës që nga Kucova shkonin në Vlore, banorët e quajnë Ura e Vjetër. Sot është një qytet i vogël provincial, me jetën e tij normale, nyje kalimi mes Beratit e Kuçovës.

Demografia

Popullsia është e përbërë nga një përzierje mes vendasve që janë në krahun tjetër të qytetit, me mbiemra kryesisht me origjinë ortodokse dhe pjesës tjetër, imigrantë të viteve 1960 e në vazhdim, të ardhur nga fshatrat sipër Beratit, si dhe nga fshatra më të afërt si Çifliku, Kutallia, Konisbalta, etj. Kryesisht është një popullsi me moshë mesatare të ulet, ku spikasin shumë të rinj. Si gjithë shoqëritë në tranzicion edhe këtu, vitet e fundit vërehet rritja e emigracionit të jashtëm e të brendshëm, si dhe imigrimi i banorëve nga fshatrat kryesisht malor të Beratit.

Ekonomia

Është e njohur herët për minierat sipërfaqësore të gurit, kohët e fundit edhe për përpunimin e gurit në granil, gëlqere etj. Aktivitete kryesore janë tregtia, transporti etj.

Kultura

Duke qenë një zone provinciale nuk dallohet për ndonjë nivel maksimal të aktiviteteve kulturore, megjithatë ka një numër të konsiderueshëm banorësh të arsimuar me arsimin e lartë në raport me popullsinë. Nuk janë të pakët personazhet e njohur që e kanë origjinën nga ky qytet, si psh shkrimtari Llazar Fype dhe ish kryetari i bashkis. Nuk mund të lëmë pe përmendur edhe grupin polifonik të këtij qyteti.

Në vitin 1996 është shpallur dhe si "gurorja" e Shqipërisë për shkak të nr të madhe të shoqërive private që kryejnë aktivitet në këtë fushë. Nga ky vend është marrë material për shtrimin e autostradës Durrës-Lushnjë,

Politika

Kryesisht priren drejt të majtës për vetë nevojat ekonomike që një forcë e majte duhet ti ketë prioritet, por asnjë i zgjedhur si kryetar bashkie ose deputet, nuk ka bërë pothuajse asgjë për të përmirësuar infrastrukturën ose gjendjen ekonomike të qytetarëve. Sepse si në nivel qendror edhe në atë lokal mbizoteron nepotizmi, korrupsioni, egoizmi e popullit i mbetet vetëm shpresa që një ditë tranzicioni do jetë vetëm diçka e të shkuarës.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27