Selenica
Selenica
26.12.2016 | 08:30
Selenica është një qytet në Shqipëri me rreth 6,900 banorë. Bashkia e Selenicës shtrihet rrëzë kodrave në bregun e majtë të Vjosës, pikërisht në afërsi të fushës ku lumi i Vlorës (apo i Shushicës, si quhet në rrjedhën e sipërme të tij) derdhet në Vjosë, si një degë e rëndësishme e tij. Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Emri i këtij qyteti është i lidhur kryesisht me pasuritë e nëntokës së saj, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e bitumit natyror, gjë që ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta të shfrytëzimit çnjerëzor që u janë bërë burimeve natyrore të bitumit nga shoqëritë e huaja. Në fillim nga Perandoria Turke, më pas nga shoqëritë angleze, franceze e më pas ato italiane para dhe gjatë Luftës II Botërore. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri angleze. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italiane, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërore, ku si rrjedhojë e shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune dhe numri i banorëve u rrit ndjeshëm. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë dhe kujtohet me nostalgji që në Selenicë kishte trupë amatore teatri, estrade dhe sallë kinemaje, pallat kulture dhe muze, shkollë të mesme dhe bujqësore, si edhe bibliotekë publike.

Historia

Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Emri i këtij qyteti është i lidhur kryesisht me pasuritë e nëntokës së saj, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e bitumit natyror, gjë që ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta të shfrytëzimit çnjerëzor që u janë bërë burimeve natyrore të bitumit nga shoqëritë e huaja. Në fillim nga Perandoria Turke, më pas nga shoqëritë angleze, franceze e më pas ato italiane para dhe gjatë Luftës II Botërore. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri angleze. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italiane, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërore, ku si rrjedhojë e shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune dhe numri i banorëve u rrit ndjeshëm. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë.

Gjeografia

Qyteti i Selenicës shtrihet rrëzë kodrave në bregun e majtë të Vjosës, në afërsi (pak kilometra më në lindje) të derdhjes së lumit të Shushicës (lumit të Vlorës) në lumin Vjosë. Selenica rrethohet nga jugu, lindja dhe perëndimi me kodra. Në drejtim të veriut gjendet lumi i Vjosës, që shërben si kufi ndarës me fshatrat e rrethit të Fierit. Selenica në jug ka Treblovën, në lindje ka Resulajn dhe Rromsin, më në lindje akoma ka Karbunarin. Në perëndim të Selenicës ndodhet fshati i Armenit.

Gjatë muajve të dimrit, kur rreshjet e shiut janë mjaft të dendura, në Selenicë krijohet një përrua i përkohshëm (disa ditësh) që ka emrin Otima. Përroi krijohet si pasojë e ujit të shumtë që grumbullohet dhe zbret që nga Treblova në një zonë luginë-ngjashme.

Ekonomia

Aktiviteti ekonomik kryesor i qytetit të Selenicës është Miniera e Bitumit. Në minierë punojnë punëtorë nga Selenica si dhe punëtorë të ardhur nga fshatrat përreth. Gjithsesi, vitet e fundit aktiviteti i minierës ka rënë shumë.

Kultura

Një nga figurat e njohura te ketij qyteti te vogëel eshte piktori David Selenica i cili ka jetuar ne shekullin e 17-te edhe fillimin e shekullit te 18-te. Ai eshte nje nga figurat me te njohura shqiptare te periudhes post-Bizantine.

Në fillim të viteve ’90 Selenica kishte trupë amatore teatri, estrade dhe sallë kinemaje, pallat kulture dhe muze, shkollë të mesme dhe bujqësore, si edhe bibliotekë publike.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27