Prishtina
Prishtina
16.12.2016 | 04:42
Toponomastika ende nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”).Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike. Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë, mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth asaj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare. Shenja dalluese e kësaj periudhe është vendgjetja neolitike në afërsi të “Tjerrtores” së Prishtinës, statueta e ulur – që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës – dhe figurat e tjera me qeramikën plastike. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale, në gjithë kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës. Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëri nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin “Justiniana sekonda”. Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI.Ndërsa, në mesjetën e hershme Lipjani luante rolin e një kështjelle kufitare të Bizantit me Serbinë. Vendgjetja e parë arkeologjike me kulturë materiale sllave në Kosovë (tek. Shek. X-XI) është gjetur në fshatin e ngjitur me Prishtinën, Matiçanin. Ndër vizitorët e rëndësishëm të Prishtinës përmendet edhe perandori i ikur bizantin, Joan Kantakuzeni. Më vonë Prishtinës e vizitoi edhe Feliks Petançiqi, diplomat dubrovnikas dhe i deleguari në oborrin e mretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shek. XVI thotë se Prishtina është një vend i begatshëm. Prishtina në këtë kohë ishte qendër e njohur tregtare, sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinës mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmenden edhe lojërat kalorëse mesjetare. Më vonë Prishtina si një vendbanim me 8 mijë banorë e përmendi edhe udhëpërshkruesi Feliks de Bozhur, ndërsa diplomati francez, Anton Bas, me 1812, tregon se në Prishtinë mbahen dy pangjyre vjetore në të cilat marrin pjesë tregtarët nga Bosnja, Selaniku, Endrenja, Shkodra etj. që sillnin prodhime edhe nga Smirna dhe Alepi, nga Venediku dhe qytetet gjermane...Baroni Gamer, ndërkaq, thotë se Prishtina është qyteti më i madh që nga Sarajeva deri në Selanik, me afro 12 mijë banorë. Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftërat ballkanike dhe ajo e Parë Botërore. Si fakt historik interesant mund të përmendet edhe ai se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Që nga viti 1809 kjo familje kishte organizuar si një lloj ekspozite familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri më 1912. Do përmendur se bërthama e vjetër e qytetit. Me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën katolike, Sinagonën dhe Qarshinë e vjetër, u shkatërrua përfundimisht nën pushtetin komunist në vitet e pesëdhjeta.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27