Podujeva
Podujeva
16.12.2016 | 05:02
Podujeva është qytet i vjetër i Krahinës së Llapit, qendër administrative e Komunës së Podujevës. Shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, në fushëgropën e Llapit,nga pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje. Podujeva dikur qytezë e vjetër e Krahinës së Llapit, në ditët e lirisë po shndërrohet në një qytet të bukur e qendër me rëndësi ekonomike, arsimore, tregtare, turistike, politike, kulturore, sportive, joshëse për llapjanët, kosovarët e të huajt.

Historia dhe Ekonomia

Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik Podujeva e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona. Dëmet që ka pësuar komuna e Podujevës në luftën e fundit kapin shumën prej rreth 350 milionë €. Në periudhën e pasluftës, qoftë me ndihmën e donatorëve, por më tepër me financim vetjak, ka filluar veprimtaria ekonomike dhe, sipas evidencës, janë të regjistruara 2,251 biznese, kryesisht në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve.

Gjeografia

Komuna e Podujevës shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Qyteti i Podujevës shtrihet në të dy anët e lumit Llap. Komuna e Podujevës përbëhet nga 78 fshatra, duke përfshirë edhe qytetin e Podujevës. Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Kufizohet me pesë komuna të tjera. Komuna ka një pozitë me të vërtetë strategjike dhe ka lidhje të rëndësishme transporti: autostradën dhe hekurudhën rajonale. Aeroporti është vetëm 40 km larg nga komuna, ndërsa në komunë është liqeni më i madh në Kosovë, Liqeni i Batllavës. Komuna e Podujevës ka sipërfaqe prej 633 km2 me mbi 120 mijë banorë. Shumica e banorëve i takojnë moshës së re nën 25 vjeçare. Shumica e popullsisë janë shqiptar.

Kultura

Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Podujevës ka pasur 14 biblioteka publike me 143.067 libra, derisa 13 nga degët e saj në vend kanë pasur 100.655 libra, por zjarri i "dorës së zezë" serbe gjatë kësaj kohe dhe luftës ka djegur 10 biblioteka të kësaj komune, duke përfshirë edhe bibliotekën qendrore me 124.9777 libra. Së këndejmi, komuna e Podujevës sot (tetor 1999) ka vetëm tre degë (shumë të dëmtuara) me 18.090 libra.Llapjanët kanë treguar gjithmonë një interes të madh për kontribuar ne art dhe kulture. Në teatrin e qytetit kane dale shumë here edhe shfaqje e drama, qe janë pëlqyer nga e tere Kosova. Shume Artist, Këngëtar dhe figura Politike kane origjine nga Llapi. Sipas Drejtorisë për Arsim, komuna e Podujevës aktualisht ka 43 shkolla, nga të cilat 30 fillore, 3 të mesme dhe 1 parashkollor. Numri i mësuesve është 1,087, kurse nr. i nxënësve është 20,528. Numri mesatar i nxënësve për 1-mësues është 19. Numri i personave me shkollë të lart dhe fakultet është 2587, në shkollim të mesëm 6,934 me shkollë fillore 828.

Kufiri

Në territorin e Komunës e Podujevës gjendet pika kufitare Mërdar. Përndryshe gjithë pjesa veriore dhe lindore e komunës shtrihet buzë zonës kufitare me Serbinë.

Lufta

Treva e Llapit gjatë shekujve ka dhënë shumë bijë e bija për lirinë e Trevave Shqiptare duke u bë Djep i Shqiptarizmit,shembull qëndrese e patriotizmi për çdo pëllëmbë të Tokës Shqiptare. Në ZOLL beteja e parë është zhvilluar më 15 shtator 1998 në fshatin Dobratin. Heroizmi e triumfi i luftëtarëve të lirisë do të mbetet unik në histori. Në atë kohë në këtë fshat ishte komanda bazë e veprimtarisë së UÇK. Hero të Kombit, Dëshmor të Kombit e Luftëtar heroik nga treva e Llapit gjatë historisë.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27