Patosi
Patosi
16.12.2016 | 09:15
Patosi është një qytet në Shqipëri.

Historia

Qyteti i Ri Patos. Ndodhet në juglindje të qytetit të Fierit, në rrugën kombëtare Fier-Tepelenë. Një Qytezë industriale e krijuar rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën "zona Patos-Marinëz" (një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë). Patosi është kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri.

Gjeografia

Qyteti i Patosit përfshihet në rrethin e Fierit. Ai është qyteti i dytë më i madh pas Fierit, për nga numri i banorëve, në Qarkun e Fierit.Patosi ndodhet 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit i shtrirë përgjatë vargut kodrinor cili ndan Fushën e Myzeqesë nga lugina e lumit Gjanica. Ky varg kodrinor vazhdon në formë harku përgjatë rrugës Patos-Fier duke përngjarë me një amfiteatër natyror. Ai është pjesë e kodrave të Mallakastrës së poshtme të cilat vazhdojnë drejt Jugut deri në lumin Vjosë.Lartësia mesatare e tyre është rreth 200-300 m e cila vjen duke u ulur drejt Patosit derisa zhyten në fushën e Myzeqesë. Pika më e lartë e rajonit ndodhet në kodrën e Margëlliçit me kuote 320 m mbi nivelin e detit. Përpara qytetit drejt veriut dhe veri-perëndimit shtrihet fusha e Myzeqesë ndërsa drejt veri-lindjes fusha e Roskovecit.Sipërfaqja sipas relievit ndahet në : Fushore 718 ha dhe Kodrinore 1488 ha. Pranë qytetit degëzohen rruga Fier-Gjirokastër dhe Fier-Berat të cilat kanë ndikuar në shtrirjen dhe zhvillimin e rajonit. Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Kjo situatë ndikohet nga masat ajrore detare për shkak të distancës relativisht të shkurtër nga deti Adriatik (rreth 25 km).Nga ana lindore dhe jugore, vargmalet e larta e pengojnë depërtimin e klimës së ftohtë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore luhatet në 14-15 °C ndërsa temperatura e Janarit rreth 5 °C. Reshjet bien kryesisht në formë shiu ndërsa dëbora është dukuri e rrallë.Gjatë verës bien vetëm 1/10 e reshjeve vjetore gjë që shtron nevojën e ujitjes së tokave bujqësore. Për këtë arsye janë ndërtuar disa liqene artificiale si ujëmbledhësi i Zharrzës, Lalarit, Rrozhdies etj.

Demografia

Qyteti i Patosit ka 22182 banorë.Përbërja e popullsisë së Patosit është heterogjene, të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë si: Skrapari, Labëria, komuniteti çam, të ardhur nga krahinat e komunitetit Vlleh, nga Minoriteti etj.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27