Medvegja
Medvegja
16.12.2016 | 04:36
Medvegja është qytet shqiptar në Veri Lindje të Kosovës, administrohet ende nga Serbia.

Historia

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë të banuar me shumicë dërrmuese nga shqiptarët. Janë ndarë padrejtësisht nga Kosova, me direktivat e Titos me 1947 i cili për të kënaqur Serbinë, ia fali këto treva Serbisë. Vendi kufizohet me Kosovë në jugperëndim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Pozicioni i leverdishëm strategjik - gjeografik e bëjnë Luginën e Preshevës te jetë pre e synimeve serbe për ta terrorizuar këtë rajon dhe për ta de-shqiptarizuar. Siç dihet, Lugina e Preshevës siguron një dalje komunikatave të veriut të Ballkanit, ne luginën e Vardarit deri në detin Egje.Presheva , Bujanoci dhe Medvegja janë komunat e vetme në Serbi, në të cilat jeton me shumicë populli shqiptar. Vlerësohet që në këto tri komuna ka më shumë se 150.000 Shqiptar. Në prill të vitit 2002. është kryer regjistrimi i parë i banorëve në të cilin pas 21. viti marrin pjesë dhe Shqiptarët. Rezultatet zyrtare të regjistrimit ende nuk janë publikuar. Nga këto rezultate nuk pritet gjë tjetër, pos falsifikimi i numrit të shqiptarëve nga qarqet serbe.Të drejtat themelore të njeriut, dhe të drejtat e pakicës shqiptare rregullisht janë shkelur gjatë çdo regjimi që vjen në Serbi. Diskriminimi në arsim, punësim, informim dhe në lëmi tjera është intensifikuar në fund të viteve tetëdhjeta.Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Serbisë në vitin 1990, e pastaj dhe sërë ligjesh të drejtuara në forcimin e pushtetit qendror, së pari e goditen vetëqeverisjen lokale. Në komunën e Preshevës, për shembull, partitë shqiptare qe nga viti 1990 gjithnjë e kanë fituar pushtetin lokal, por nuk patën mundësi që të ndikonin në ngritjen e të drejtave kolektive të komunitetit shqiptar. Deri në intervenimin e Paktit Veri-Atlantik (NATO) të vitit 1999, pos diskriminimit sistematik, pushteti aplikoi dhe forma të tjera të presionit. (largimi nga puna, gjykimet politike dhe ndalimi i shtypit).Segregacioni ndaj shqiptareve po vazhdon edhe pas vitit 2000 e këndej, ku shqiptaret janë bërë cak sulmesh nga paramilitaret serb, te cilët vazhdojnë politiken apartejdiste dhe synojnë ta de-shqiptarizojnë Luginën e Preshevës.Megjithatë shoqëria shqiptare në Medvegjë ka ende energji dhe forca intelektuale dhe do të përballojë edhe këtë sulm të fundit të dështuar të serbëve. Ditët e mëdha të lirisë nuk janë larg për shqiptarët.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27