Kuçova
Kuçova
16.12.2016 | 04:59
Kuçova është qytet në Shqipëri.

Historia

Kuçova Kjo trevë ka qenë vendbanimi i hershëm Ilir i fisit Desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qenë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10 m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire.Në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të banorëve vendas edhe nafta e dalë në sipërfaqe me vetërrjedhje. Në fund të viteve 1700 – fillimi i viteve 1800, banorë kuçovarë si fiset e vjetra Beqollaret, Skurot e më vonë të Kurtët, kanë shitur naftë bruto për myzeqarët, të cilët e përdornin për bucelat e rrotave të qerreve si vaj grasatues e më pas për djegie.Në vitet e Luftës së Parë Botërore, në periferi të Kuçovës (aty ku sot janë varrezat e qytetit) u vendos një repart ushtarak austriak. Në vitin 1916, një inxhinier gjeolog, pjesëtar i këtij efektivi vuri re se uji i përroit që rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftë. Pasi e shëtiti më këmbë vendin ai arriti në përfundimin se Kuçova ishte një vend me pasuri të mëdha nafte. Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti 1918 e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte si AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj.Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I, që nëse prodhimi i naftës në vit do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri. Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936.Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975–1990. Popullsia e rrethit në fund të viteve 1980 arriti 32 000 nga 6 400 banorë që ishte në vitin 1938. Në vitin 1944, për stabilizimin e gjendjes shumë të rënduar në Kuçovë si pasojë e djegieve dhe shkatërrimeve të bëra nga pushtuesi, Qeveria e Përkohshme e Beratit urdhëroi ngritjen e një Komisariati të Jashtëzakonshëm për naftën. Ky komisariat do të kishte atributet e një drejtorie të përgjithshme, e cila do të vinte në punë të tërë sistemin e shfrytëzimit të vendburimeve.Në vitin 1951, me vendim të veçantë të Qeverisë Shqiptare, në Kuçovë u krijuan 11 ndërmarrje ekonomike, ndërsa në vitin 1970 radhitej ndër qendrat më të zhvilluara në shkallë vendi. Në këtë periudhë në Kuçovë shtrinë veprimtarinë e tyre 15 ndërmarrje ku më të rëndësishmet ishin Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Naftës, Shpim Shfrytëzimi, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TECI, Transporti, Ndërtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Fabrika e Pluhurave Larës, Fabrika e Tullave(nder të paktat në Shqipëri që prodhojnë tulla me përqindje të lartë argjile), Shkolla e mesme politeknike (kjo shkolle ka arsimuar nxënës të ardhur nga të gjithë rrethet, shume prej të cilëve në ditët e sotme janë funksionare dhe pedagoge të rëndësishëm dhe me emër në universitetin e Gjeologji-Miniera) etj. Edhe pse Kuçova ka pasur një zhvillim industrial shumë të vrullshëm, deri në vitin 1991 ka qenë e përfshirë në rrethin e Beratit. Nga ai vit funksionon si rreth më vete, brenda Qarkut të Beratit.

Gjeografia

Përpara viteve 1990-te Kuçova bënte pjesë në rrethin e Beratit. Sot paraqitet si rreth me vete dhe kufizohet nga Berati në jug, Elbasani në veri dhe Lushnja në veri-perëndim. Kjo zonë ka një reliev kodrinor-fushor, klime mesdhetare me verë të nxehte dhe të thatë, dimër të ftohtë. Ky qytet ka arritur shifrën rekord në Shqipëri për temperaturën më të larte të regjistruar me 44,4 °C në korrik 1986. Në përgjithësi mbizotërojnë dherat e buta të kafenjta, të përshtatshme për kultivimin e shumë kulturave bujqësore (si të lashtat ashtu edhe shume drurë frutore veçanërisht ullishtat dhe vreshtat). Përshkohet nga lumi Devoll, në veri-perëndim në afërsi të fshatit Kozare.

Kultura

Në jug të Kuçovës, më pak se 3 km nga qendra e qytetit, në fshatin Perondi gjendet një nga kishat më të vjetra, për të mos thënë më e vjetra në Ballkan akoma në këmbë. Ndërtimi i takon shek. të X dhe është një shprehje tipike e arkitekturës bizantine të veprave të kultit, ku në muratorë kombinohet guri me terakotën dhe ku volumet modeste kompensohen me pasurinë e elementëve arkitekturore.Pikërisht në skajin e kundërt, në veri-perëndim të qytetit, por këtë radhë diçka më larg se kisha e parë, pra rreth 6 km, në vendin e quajtur Salc-Kozare ndodhet një kishë tjetër e denjë për të qenë objekt admirimi për vizitorët. I takon një kohe më të vonshme, por gjithashtu një shembull i shkëlqyer i arkitekturës së shek. XVII, e kishës me hajat të jashtëm dhe me një navatë të bollshme, në krye të së cilës është edhe ikonostasi prej druri, vepër e shquar e mjeshtërve shqiptarë të kohës.

Demografia

Aktualisht popullsia e rrethit Kuçovë është rreth 48 288 banorë. Nga kjo popullsi 30 441 banorë banojnë në Bashkinë e Kuçovës, duke e renditur të 12-tën nga 65 bashki në shkallë vendi. Dendësia e popullsisë kap shifrën 567 banorë/km², gjë që e rendit këtë rreth si më të populluarin në shkallë vendi. Raporti i shpërndarjes së popullsisë qytet-fshat është progresiv dhe tepër dallues në raport me rrethet e tjera në vend, duke variuar nga 63 % banorë në qytet deri në 37 % banorë në fshat.

Ekonomia

Kuçova ende vazhdon të ruaje fizionominë e dikurshme si qyteti i parë i industrializuar i Shqipërisë. Karakteristike e këtij qyteti është :Ekzistenca e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, ku deri më sot janë shfrytëzuar vetëm 5 % e rezervave gjeologjike dhe 32 % e rezervave industriale të shfrytëzueshme.Ekzistenca e industrisë së fuqishme mekanike, e përfaqësuar nga Uzina Mekanike e Naftës (U.M.N) dhe Uzina e Riparimit të Avionëve (U.R.A.), specifike në shkallë vendi për nga natyra e tyre.Ekzistenca e industrisë së materialeve të ndërtimit e përfaqësuar nga fabrika e vetme në shkallë vendi për prodhimin e karton-katërmasë dhe bitumit të oksiduar si dhe dy fabrikave të tullave.Ekzistenca e fabrikës së vetme të prodhimit të detergjenteve larës në shkallë vendi me teknologji italiane.Ekzistenca e qendrës shkencore të kimi-përpunimit të naftës, karburanteve, lubrifikantëve dhe lendeve djegëse, e vetmja për nga natyra në shkallë vendi.T.E.C.-i, i cili nëse vihet në shfrytëzim, furnizon me energji elektrike të gjithë prefekturën e Beratit (Kuçove-Berat-Skrapar) dhe është një nyje në sistemin kombëtar energjetik për zonën për zonën jug-perëndimore dhe atë qendrore.Sot ky komunitet ka komoditetin të realizoje nevojat për shërbimet e komunikimit nëpërmjet Internetit dhe telefonisë fikse dhe celulare Kuçova lindi si qytet i naftëtarëve dhe si i tille njihet deri në ditët e sotme. Ekonomia në vitet e kaluara ishte e bazuar tek burimet naftëmbajtëse dhe në funksion të tyre u ngritën dhe ndërmarrje si Uzina Mekanike e Naftës, Shpim Kërkimi, Shpim Shfrytëzimi etj, që punësonin një numër të konsiderueshëm punëtoresh.Sot këto ndërmarrje kanë një numër të kufizuar punëtoresh dhe ekonomia është e mbështetur tek prona private dhe nga të ardhurat e emigranteve.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27