Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Kavaja
16.12.2016
|
09:56
Kavaja është qytet në Shqipërinë e mesme dhe ndodhet 20 km në jugperëndim të Tiranës. Qyteti ka rreth 50.000 banorë.
Kavaja në luftën e Shkodrës
Si mbeti Shkodra në kufijtë e Shqipërisë zyrtare.Katër muaj betejë e ashpër midis trupave malazezo-serbe në njërën anë dhe atyre shqiptaro–turke për të përcaktuar se kujt do t`i mbetej Shkodra. Një betejë më shumë të vrarë, me lagjet myslimane krejtësisht të shkatërruara, por që përcaktoi se kujt do t`i mbetej qyteti.Ndërsa përfaqësuesit e vendeve evropiane në atë 15 Dhjetor të vitit 1912 po zinin vend në tryezën e bisedimeve të Konferencës së Paqes në Londër, që do të vendoste edhe kufijtë e Shqipërisë zyrtare, në cepin verior te saj luftohej. Lufta në Shkodër kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftës ballkanike. Në kohën që konferenca e Londrës po çelej, Shqipëria kishte vetëm dy jave që kishte shpallur Pavarësinë, një nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te përqendrohej mbi të gjitha në mbrojtjen e dy skajeve : Shkodrës dhe Janinës.Konferencën e Paqes kishte vendosur ta shfrytëzonte edhe Mali i Zi. Pikërisht për këtë kishte vendosur qe t`i intensifikonte sulmet kundër Shkodrës. Mbreti Nikolla kishte vendosur t`i vendoste Fuqitë e Mëdha përpara një fakti të kryer: Shkodra e pushtuar duhej t`i ngelte Malit te Zi. Pas vendimeve të dyja palëve, lufta që kishte filluar që nga Tetori do të intensifikohej, sulmet dhe qëndresa do te bëheshin gjithmonë e me te ashpra. Gjithçka do të mbaronte vetëm në prill të vitit 1913, me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Qyteti do t`i kalonte për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj do të bëhej pjesë e Shqipërisë zyrtare.Në tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria Shqiptare ende nuk ishte krijuar, kështu që shqiptarët ishin te detyruar që të shfrytëzonin edhe rezistencën e ushtrisë turke kundër ushtrive të aleateve ballkanike. Ndërkaq, në strukturat e ushtrisë otomane apo turke ishin të inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizamë (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca vendore), etj. Vetëm në Elbasan, Janinë, Kosovë e Manastir, llogariteshin më shumë se katër divizione me rezervistë shqiptare, pa shënuar edhe numrin e konsiderueshëm të vullnetareve dhe luftëtareve vendorë.Gjate luftës forcat shqiptare u përfshinë ne dy divizione ; i pari qe u dërgua ne Shkodër u plotësua kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, kurse tjetri që u dërgua për të mbrojtur qytetin e Janinës u plotësua nga Shqipëria e Jugut. Në krye te gjitha forcave shqiptare ishte gjeneral brigade Esat Pashe Toptani, i cili ishte njëkohësisht edhe zëvendëskomandant i Korpusit te Shkodrës. Komandant i te gjitha trupave, që përbënin efektivin e Korpusit te Shkodrës, ishte kolonel Hasan Riza bej, një ndër oficeret më të përgatitur dhe më të aftë të ushtrisë turke.E gjithë ushtria malazeze e mbret Nikolles, me të katër divizionet e saj dhe tri divizione serbe Drini-1, Drini-2 dhe Shumadija, te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplanë luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodrën. Serbia përdori për herë të parë në këtë luftë, te vetmen skuadrilje të avionëve luftarake që kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodrës, u rrëzua.Në prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 Tetor 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqipërisë, me një popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe një nyje me rendësi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne këtë qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarisë, Rusisë, Greqisë, Italisë, etj.Për pushtimin e Shkodrës ushtria malazeze fillimisht bëri në plan që të hidhte ne sulm dy te tretat e forcave te saja prej 21 mije vetash, te përberë nga dy grupime operative, te Zetes dhe atë Bregdetar, gjithsej 3 divizione. Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetash, filluan mësymjen kundër Garnizonit turko-shqiptar ne Tuz, i përberë prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim të plotë, luftoi me vendosmëri përballe një epërsie dërrmuese te kundërshtarit dhe pa asnjë ndihme nga jashtë. Shume luftëtare shqiptare u vranë nga zjarri i artilerisë malazeze dhe sulmet e pareshtura te shkresorisë. Vetëm nga batalioni i Kavajës, gjate këtyre luftimeve ranë 87 vete, ose një e pesta e efektivit. Në këto kushte të rënda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejnë qëndresën dhe te pushtojnë Tuzin.Rënia e Tuzit që një goditje e rende ushtarake e psikologjike për forcat e Garnizonit te Shkodrës. Por Komanda e këtij garnizoni nuk ra ne disfatizëm, përkundrazi ajo përshpejtoi masat e gjithanshme për të pritur armikun në portat e qytetit, e ne radhe të parë intensifikoi punimet fortikuese në rajonet e mbrojtjes. Që në vitin [1911]] Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, në mënyre rrethore, duke shfrytëzuar veçoritë natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtëse : në radhe të parë, pengesat e shumta ujore, liqeni, lumenjtë e Bunës, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, që e rrethojnë qytetin.Komanda përcaktoi pesë rajonet kryesore të mbrojtjes : rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cedildo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore për të përballuar mundësinë e luftës në rrethim, sidomos në rastin e sulmeve te befasishme natën. Fortifikimi ishte i nivelit bashkëkohor, me tre deri ne katër transhe, të lidhur me njëra tjetrën me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijës së parë, që shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore për ndriçimin e fushës se luftimit natën, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan natën, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithëse, ne zona moçalore si në fushën e Beltojës e te Trushit, me sistem ndërlidhje dhe me strehime të mbuluara për efektivin. Në fortifikimin e Shkodrës, krahas trupave xheniere, një kontribut të madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese që nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese në luftime. Rreth 400-600 banore të qytetit punonin çdo ditë, te shoqëruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.Komanda e Larte malazeze, duke vlerësuar se rajoni i Shtojit duhet të ishte më i dobët për shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi të jepte aty goditjen kryesore. Me 25 Tetor 1912, pas një përgatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit të dyte malazez dhe te divizionit të trete ndërmorën sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht natën, në distancë të afërt, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te përparoje asnjë hap përpara. Malazezet për tre ditë patën rreth 1500 ushtare të vrarë e të plagosur. Sipas një pohimi të mbret Nikolles, te cituar nga një historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda të pësuara në Shtoj te gjithë forcave malazeze, me përjashtim te brigadës se Zetës, i kishte hyre paniku në zemër, aq sa një hap nuk mund të bënte përpara. Pikërisht në këtë moment, Mbret Nikolla, duke parë se nuk po e pushtonte dot Shkodrën me forcat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizionin e katërt, me rreth 5500 vete. Kështu përreth Shkodrës, bashkë me divizionin e parë që po sulmonte Taraboshin, u përqendrua e gjithë ushtria malazeze, prej katër divizionesh.Me 5 Nëntor 1912, pas disfatave që pësuan në sulmet e tyre te përsëritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslimane te qytetit. Mjaft shtëpi u shkatërruan dhe shumë gra e fëmije vdiqën nën rrënoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t`i pranonin myslimanet, por ndodhi e kundërta. Familjet dhe kishat katolike të Shkodrës i strehuan me bujari familjet myslimane. Në këto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithë lagjeve te qytetit, myslimane e katolike.Me 17 Nëntor trupat serbe te dy divizioneve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit të parë, pushtuan kalanë e qytetit të Lezhës dhe portin e Shëngjinit, ku ndodheshin një pjesë e forcave shqiptare. Reshtu, u ndërpre rruga Shkodër-Lezhë prej nga vinin furnizimet dhe ndihmat. Është fundi i Nëntorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavarësisë, vendoset armëpushim 3 Dhjetor 1912 për ndërprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndërmjet ushtrisë otomane dhe aleateve ballkanike. Në këtë moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dërgon komandantit te Garnizonit të Shkodrës, kërkesën për te dorëzuar qytetin e Shkodrës, por Hasan Riza Pasha i përgjigjet : Tashme, Shkodra është një qytet Shqiptar qe nuk mund te marre urdhra nga një komande turke dhe se qyteti dëshiron të mbroje pavarësinë e vet kundër malazezeve.Në kushtet kur Garnizonit të Shkodrës nuk po i vinte asnjë ndihme nga jashtë dhe kur ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, Hasan Rizaja vendosi që të hynte në marrëveshje me malësoret shqiptare për t`u rene bashkërisht trupave malazeze. Me 27 Janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodrën në favor të Turqisë, por për llogari të Shqipërisë. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës dhe dita e fillimit te sulmit të përbashkët të forcave te Garnizonit të Shkodrës dhe malësoreve shqiptare kundër trupave malazeze e serbe.Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht nga njerëzit e Esat Toptanit. Komandën e Korpusit të Shkodrës e mori zëvendësi i tij, Esat Pashe Toptani. Ndërsa Konferenca e Londrës vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu këshillua prej miqtë e tij me te ngushte evropiane se vetëm marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqitë e Mëdha, të ndodhura para faktit te kryer, të vendosnin qË t`ia jepnin Shkodrën Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua për ndihme të pakufizuar ushtarake Serbisë. Gjeneralët malazeze dhe serbe në fillim të shkurtit 1913 përgatiten planin e mësymjes se përbashkët për pushtimin e Shkodrës, ku do merrnin pjese forcat e katër divizioneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.Për të marrë Shtojin, malazezet formuan dy kolona sulmi, te përbëra nga forcat e tri brigadave te këmbësorisë. Serbet, me forcat e tri divizioneve, të vendosura në Mjede, Bushat, e Shkjeze, në bashkëveprim me një brigade malazeze të divizionit të parë, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar në Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri orësh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve të një gjenerali malazez, Shkodra i ngjante një vullkani të shpërthyer, malazezet u hodhën në sulm. Përleshje të përgjakshme u zhvilluan te të gjithë vijat e frontit, në Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e parë u sulmit u drejtua kundër llogoreve në Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egërsi. Malazezet lanë shumë të vrare, por Shtoji nuk ra. Ne një ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, të cilat përfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhën në sulm të gjitha rezervat, malazezet munden të merrnin dy transhetë e para. Mbrojtësit e rajonit te Shtojit u detyruan te tërhiqen në transhenë e trete.Të gjithë burrave te qytetit te Shkodrës, iu kërkua të shkonin në llogore. Ata që nuk kishin arme, u urdhëruan te transportonin te plagosurit, te cilët vinin në qytet nga të gjitha anët. Komanda e Garnizonit të Shkodrës, pasi vlerësoi situatën, i dha urdhër komandës se rajonit të Shtojit që të kundërsulmonte me rezervat e saj për te rimarre transhenë e parë dhe të dytë, të pushtuar nga malazezet. Në orët e fundit te po kësaj ditë, efektivat e mbrojtësve te Shkodrës në Shtoj, u hodhën në kundërsulm. Pas një gjysme orë, u mor transheja e dytë dhe për një çerek orë, e para. Malazezet, të zëne në befasi, u tërhoqën, por pasi u riorganizuan u hodhën përpara me shpejtësi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Për pak kohe, ata i rimorën te dy transhetë. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume ; ne orën 02.30 te datës 8 shkurt, Komanda e Garnizonit të Shkodrës futi në luftim rezervat e saj dhe në orën 04:00 malazezet ishin flakur tutje nga dy transhetë, te cilat nuk i morën dot me.Komanda e Garnizonit te Shkodrës, me datën 8 shkurt dha urdhër për kundërsulmuar. Sipas një historian malazez, ushtria e mbret Nikolles deri në atë kohë kishte pësuar rreth 7000 të vrarë dhe mezi po përballonte kundërsulmin e forcave të Garnizonit të Shkodrës. Në këto kushte të vështira, komanda e lartë malazeze ripërsëriti me këmbëngulje kërkesën që trupat serbe te sulmonin menjëherë Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje natën Berdicen me dy kolona. Në orën 03:30 të datës 9 Shkurt 1913, trupat serbe te tri divizioneve kaluan në sulm kundër rajonit të fortifikuar të Berdicës. Në këtë sulm, serbet për 3-4 ore luftim lanë në fushën e betejës 1800 të vdekur, nga këta 39 oficere si dhe 300 robër. Shtypi serb i asaj kohë e quajti këtë përleshje Kasaphana e Berdicës dhe një nga katastrofat më të mëdha të ushtrisë serbe gjatë gjithë Luftës se pare Ballkanike.Mbret Nikolla, me humbjet e renda të pësuara, përfundimisht nuk kishte me shpresa që ta pushtonte Shkodrën vetëm me ushtrinë e vet. Në këto kushte ai iu lut përsëri mbretit të Serbisë që ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi të dërgonte në Shkodrër, rreth 15 mije forca te tjera, që do të emërtoheshin "Korpusi bregdetar i Shqipërisë", i cili, veç artilerisë se rende do të kishte edhe katër avione luftarake, nga shtatë që kishte gjithsej ushtria serbe. Ndërkohe, me 23 Mars 1913, Konferenca e Londrës kishte vendosur që Shkodra t`i mbetej Shqipërisë. Fuqitë e mëdha evropiane i kërkuan Malit te Zi dhe Serbisë që te tërhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodrës. Por malazezet dhe serbet nuk donin të hiqnin dorë nga plani për të pushtuar Shkodrën.Në marrëveshje me qeverinë greke nga Selaniku, nëpërmjet tri konvojeve, u transportuan në Shëngjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, përveç artilerisë, edhe me aeroplanë luftarake. Njëkohësisht, ushtria malazeze u vu nën komandën e gjeneralëve serbe. Por humbjet e renda që kishin pësuar më parë në luftimet kundër Garnizonit të Shkodrës i bënin gjeneralët serbe që të hezitonin e të zvarritnin sulmin kundër Shkodrës, derisa erdhi urdhri që ushtria serbe te tërhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetëm, forcat malazeze me 31 Mars 1913 bën edhe një sulm të dëshpëruar kundër Taraboshit, por pa sukses.Gjendja në Shkodër ndërkaq nuk ishte e thjeshte, që në Dhjetor 1912 njerëzit kishin filluar te vdisnin nga uria. Në kushtet e mungesës se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodrës ishte përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha, Komanda e Garnizonit të Shkodrës vendosi te dilte nga qyteti. Me 23 Prill 1913, u arrit një marrëveshje me palën malazeze me 24 pika, sipas se cilës Garnizoni i Shkodrës do të dilte nga qyteti me të gjithë armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.Me 24 prill 1913, ne mengjez, forcat e Garnizonit të pathyeshëm te Shkodrës, të rreshtuara në kolone marshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis për në drejtim të Lezhës. Pas një qëndrimi të shkurtër prej tre javësh te trupave malazeze, qyteti i Shkodrës i kaloi për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj u bashkua me pjesën tjetër të Shqipërisë zyrtare.
Historia
Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe Kavaja shkruhesh Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan. Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj kohe raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Orës.Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit.Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në Mars qytetarët e Kavajës demonstruan për Liri dhe Demokraci. Gjatë konfliktit me policin e asaj kohë, humbi jetën një i ri. qe sot është shpallur dëshmor i demokracisë dhe qe emrin e tij e mban dhe një nga rrugët e Kavajes JOSIF BUDOFamilja e aktorit botëror Aleksandër Moisiu, në fillim të shekullit XX njihet si aktori më i mirë në skenën Gjermane dhe Austriake, pra kishin prejardhjen nga Kavaja. Shqiptari i lindur në Trieste, disa herë ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe një pjesë të fëmijërisë së vet e kaloi në Durrës. Gjatë regjimit komunist, shtëpia e Aleksandër Moisiut ishte çerdhe e fëmijëve.
Ekonomia
Kavaja është një qytet ku rolin kryesor ne te ardhurat e luan turizmi, sidomos gjate periudhës se verës ku mendohet se atë e vizitojnë rreth 400.000 turiste. Te ardhurat e tjera vijnë kryesisht nga bujqësia, kjo e ndikuar shumë nga relievi(fusha e Myzeqesë dhe fusha e Shkumbinit të Sipërm). Industria është pak e zhvilluar dhe është e përqendruar vetëm në nxjerrjen e gazit natyror ne Sinaballaj. Pa përmendur këtu edhe të ardhurat që vijnë nga emigrantet.
Transporti
Kavaja ndodhet rreth 50 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Përveç rrugës automobilistike aty mund të shkohet edhe me tren.
Shpërndaje
Qytete Shqiptare
Shëngjini
27.12.2016
|
02:36
Miloti
27.12.2016
|
02:33
Rubiku
27.12.2016
|
02:25
Leskoviku
27.12.2016
|
02:21
Konispoli
27.12.2016
|
02:16
Këlcyra
27.12.2016
|
02:11
Krasta
27.12.2016
|
02:05
Kërraba
27.12.2016
|
02:00
Fushë-Arrëza
26.12.2016
|
16:31
Orikumi
26.12.2016
|
16:27
Më të reja
Më të lexuara
Ky është vendi ku u gjet i vdekur Fadil Syleviqi
BE ndanë 11.8 milionë euro për Kosovën
Shtohen edhe dy komuna në zonën e kuqe
Fadil Syleviqi gjendet i vdekur afër liqenit të Badovcit
Këto parti kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhje
Hoti: Kurtit e Osmanit duhet t’ua tregojmë vendin
Përplasje e ashpër në KQZ mes anëtarit të VV-së dhe Valdete Dakës
Nisma e kandidon për deputet vëllanë e Jakup Krasniqit
7 të vdekur, 296 raste pozitive dhe 526 të shëruar me Covid në Kosovë
Evropa e mbuluar nga bora: Rrugë të bllokuara, orteqe dhe viktima
Plaka dhe droga
Dy shoqe
Chuk Norrisi
Qapa në barnatore
Dy foto për pasaportë
S’ka parking për aeroplan
Dy shokë
Personalitetet me famë botërore
Biondina në kanalizim
Martesa
Video
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting