Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Gramshi
16.12.2016
|
04:55
Gramshi është qytet në Shqipëri.
Historia
Rrethi i Gramshit ndodhet në pjesën qendrore dhe jugore të Shqipërisë, nga Qafa e Shënkollit, Lleshan në veri deri në Lëmnush në jug dhe nga Saraseli në perëndim deri në malin e Valamarës, Lenie në lindje. Sipas të dhënave statistikore të viti 2004 ky rreth numëron 42616 banorë Pjesa më e madhe e tij shtrihet në Krahinën Malore Qendrore, e cila është ajo që quhet Krahina e Vërçës, kjo pjesë ndodhet në anën lindore të lumit të Devollit, pjesa lindore e tij shtrihet në Ultësirën Perëndimore, e njohur kjo si krahina e Sulovës dhe zona që shtrihet midis lumit të Devollit dhe të Tomorricës shtrihet në Krahinën Malore jugore dhe njihet si krahina e Ky rreth shtrihet në sektorin e mesëm të lumit të Devollit, i cili brenda rrethit ka një gjatësi prej 49 km, lumë, i cili siç e thamë, së bashku me lumin e Tomorricës e ndan Rrethin e Gramshit në 3 krahina. Rrethi i Gramshit bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Ai kufizohet nga shtatë rrethe të tjera të cilat janë; Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Skrapari, Berati dhe Kuçova, dhe ka një sipërfaqe prej 695 km2. Përbëhet nga një bashki, 9 komuna dhe 95 fshatra. Sipas vendosjes gjeografike, ndodhet në zonën e klimës transitore, zonë që është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Këtë avantazh që ofron pozita gjeografike e dëmton karakteri i relievit, i cili në përgjithësi është mjaft i përthyer. Në tërësinë e vet territori i rrethit është një luginë. Lugina e Devollit dhe e Tomorricës përbëjnë pjesën më të shtruar të terrenit dhe ku gjenden edhe tokat më pjellore të tij. Në kurrizin jugor të vargut perëndimor janë zhvilluar mjaft fenomenet glaciale si liqene, të vendosura në lartësinë 1500-1800 m mbi nivelin e detit. Sipas ndarjes klimatike bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nën zona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nën zona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore. Në ndërtimin gjeologjik të rrethit të Gramshit marrin pjesë kryesisht shkëmbinjtë sedimentarë dhe në sasi të pakët ata magmatikë. Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore. Në këtë rreth gjenden edhe burime të pastra të ujit të pijshëm me rezerva të mëdha, siç janë ujrat e Kërpicës e Sotirës. Njihen gjithashtu burime ujrash Kurative si në Kërpicë, Holtë dhe Liqeni i Zi, të cilat nëpërmjet investimeve mund të përdoren për kurimin e reumatizmës. Mund të themi se rrethi i Gramshit ka një hidrografi dhe hidrologji të zhvilluar. Rrjeti hidrografik është shumë i dendur dhe mjaft aktiv në periudhën e shirave. Burimet ujore përbëjnë një pasuri të madhe potenciale për zhvillimin e industrisë energjetike të rrethit, me kosto jo shumë të lartë. Studimi i bërë për shfrytëzimin e rrjedhjes së lumit Devoll ka nxjerrë si konkluzion se mbi të mund të ndërtohen tre hidrocentrale të mëdhenj. Njëri prej tyre, ai i Banjës. Aktualisht Gramshi ka dy hidrocentrale të vegjël, një mbi lumin Grabovë, në Lenie, me kapacitet 400kw/h, dhe një në fshatin Kërpicë, me kapacitet 200kw/h. Lumi kryesor i rrethit është Devolli, i cili e përshkon atë thuajse mes përmes. Ai ka rëndësi të madhe ekonomike pasi në të dyja anët ka mjaft toka bujqësore të cilat ujiten prej tij. Në pasuritë ujore të Gramshit liqenet janë një pjesë e rëndësishme dhe nga elementët që krijojnë vende të bukura turistike. Ato gjenden të rrethuar nga pyje shumë të bukur ahu, dhe rrotull tyre ka lëndina e kullota me sipërfaqe të konsiderueshme e bukuri përrallore në pranverë e verë. Gramshi është 107 km larg Tiranës, 94km larg Korçës dhe 47 km larg Elbasanit. Pra, duhet theksuar fakti se ai është rreth afër autostradave, veçanërisht pranë aksit perëndim-lindje: Durrës-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Follorinë. Për zhvillimin gjeologjik, përcaktohet zhvillimi i territorit mbi shkëmbinj kryesisht sedimentarë dhe më pak mbi magmatikë. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 804m, ajo më e larta është 2373m (Mali i Valamarës), ndërsa minimalja është 119m. Vendosja e kësaj zone në një territor të pasur me resurse natyrore, të populluar që në lashtësi, të shoqëruar me zhvillime të hershme dhe të vrullshme historike, duke siguruar dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare, kanë kushtëzuar larminë e madhe e të jashtëzakonshme natyrore dhe materialo-shpirtërore në zonat e vërejtura.
Ndër katet bimore mund të përmendim
Zonën e dafinës deri në 1000 m Zonën e ahut, 1700-1800 m Zonën e rrobullit, 1800-2000 m Zonën e kullotave sub-alpine, 1800-2373 m mbi nivelin e detit.Veshja bimore, klima, toka kanë qenë kushte që me gjithë ndryshimet e pësuara, edhe sot vlerësohen relativisht të përshtatshme për faunën e Gramshit. Veprimtaria njerëzore prishi ndjeshëm zinxhirin jetësor të llojeve të veçanta, po ashtu edhe në dendësinë e “banorëve” të egër në territorin aktual. Ekuilibrat e reja nuk janë edhe aq të favorshme për shtimin dhe përhapjen e tyre. Gërryerja e tokës, presioni i aktivitetit të njeriut në mbulesën bimore sjell shkatërrimin e vendbanimeve, pakëson ndjeshëm ushqimin dhe mundësinë për të përballuar faktorët klimatikë dhe “stresin” tek mjaft lloje kafshësh dhe shpendësh. Administrimi i faunës ekzistuese, sado i “disiplinuar” me shkresa e ligje, mbetet aktivitet në duart e pakontrolluara dhe spontane me rezultate të pafavorshme për këtë pjesë të botës së gjallë të territorit të rrethit (dhia e egër,gjeli i egër, kaprolli, etj.)
Tokat
Tokat: Rrethi i Gramshit për vetë nga lartësitë mbi nivelin e detit që variojnë ka të pranishme disa lloje tokash, të cilat janë:Tokat e imëta kafe, të pranishme kryesisht nga lartësia 119 deri në 600-700m mbi nivelin e detit. Tokat e kafenjta, nga 700-1000 m Tokat e murrme pyjore, 1000 deri 1600-1800 m Tokat livadhore malore, mbi 1800 m mbi nivelin e detit.Prania e këtyre tokave ka kushtëzuar edhe bimësinë, si atë natyrore dhe atë të kultivuar, tek këta të fundit përmendim praninë e pishave pranë fshatit Pishaj të pazakonta për këtë lartësi.
Hidrografia
Hidrografia: Rrethi i Gramshit ka një hidrografi të pasur si me ujëra sipërfaqësore ashtu edhe nëntokësore, edhe pse burimet aktive gjithëvjetore janë të dendura vetëm nga lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zonën e poshtme ato janë të rralla. Këtu mund të përmendim dy lumenjtë kryesorë të rrethit Devolli me gjatësi brenda tij 49km dhe Tomorrica me një gjatësi prej 14km, gjithashtu janë të pranishme edhe disa lumenj të tjerë, por më të vegjël si ai i Holtës, Lenies, etj. Ndër liqenet mund të përmendim më të rëndësishmin prej tyre, liqenin e Dushkut me sipërfaqe prej 1km2. Në rrëzë të malit të Tomorrit gjendet burimi i Sotirës, që furnizon qytetin e Gramshit dhe shumë fshatra në të cilat kalojnë tubacionet e ujit të pijshëm, por edhe më gjerë, me ujë të pijshëm. Mund të themi se vetëm gjysma e tij shfrytëzohet për ujë të pijshëm, pjesa tjetër e pashfrytëzuar derdhet në lumë. Gjithashtu, të pakta por jo të parëndësishme janë dhe ujërat termale, të cilat kanë një shfrytëzim të kufizuar vetëm për popullsinë e zonës. Pra duke bërë një vlerësim të hidrografisë, mund të themi se ky rreth është mjaft i pasur me ujëra,si për të pirë, për ujitje dhe për aktivitete të ndryshme të ekonomisë siç mund të përmendim mullinjtë e bluarjes së miellit, të cilët përdorin ujin e rrjedhshëm 24 h për ushtrimin e aktivitetit të tyre punues. U bënë tashmë 8-9 vjet që qyteti i Gramshit ka ujë 24 h në ditë.
Klima
Klima: Rrethi i Gramshit futet në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nën zona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nën zona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore. Mund të themi se temperatura mesatare e ajrit është/varion nga 12.3oC deri 15.1oC për zonat e ulëta dhe 9.5 oC deri 10.9 oC për zonat malore. Niveli i reshjeve varion, por mesatarja e tyre është afërsisht 1200 mm shi në vit. Reshjet më së shumti janë në formë në shiut, por në zonat malore bien edhe reshje dëbore të cilat qëndrojnë pa shkrirë 2 deri në 3 muaj në vit. Reshjet më së shumti janë të përqendruara në stinën e dimrit, vërehet një maksimum në nëntor dhe një minimum në korrik. Kushtet klimatike në përgjithësi janë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik,sidomos atij bujqësor dhe blegtoral, pasi siç e theksuam edhe më lart temperaturat janë optimale, gjithashtu edhe reshjet janë të mjaftueshme. Shumë mirë këto reshje mund të shfrytëzohen për rritjen e kulturave bujqësore, pasi ajo lejon që të paktën në lartësitë më të vogla të merren edhe dy produkte bujqësore në vit, por gjithsesi ndihet nevoja e ujitjes artificiale sidomos në periudhën me reshje të pakta, gjë e cila mund të rregullohet nëpërmjet shfrytëzimit të lumit të Devollit, ku në bazë të tij janë ngritur një rrjet kanalesh ujitëse, në kohën para viteve ‘90 rreth 30% e sipërfaqes së rrethit u vendos nën ujë. Gjithashtu një klimë e tillë ndikon pozitivisht edhe mbi shëndetin e njeriut, sidomos mbi luginën e Devollit, prandaj përqendrimet e popullsisë janë më të mëdha mbi të ose shumë afër tij.
Kushtet natyrore
Rrethi i Gramshit bën pjesë në Krahina Malore Qendrore, Ultësirën Perëndimore, dhe Krahina Malore Jugore me një reliev Kodrinoro m-malor, me një mesatare prej 804 m mbi nivelin e detit, me lartësi minimale 119 m mbi nivelin e detit dhe maksimale 2373 m. Ka një reliev kryesisht të thyer, i cili vjen duke u ngritur nga perëndimi në drejtim të Lindjes. Lumi i Devollit është një urë ndarëse midis relievit më të ulët në perëndim dhe relievit më malor në lindje. Pikërisht në rrjedhjen e mesme të Devollit , aty afër mesit të gjatësisë së tij brenda rrethit të Gramshit, ndodhet qyteti i Gramshit, 230 m mbi nivelin e detit, ndërtuar ky në një nga tarracat lumore të krijuara nga lumi Devoll në këtë sektor. Për sa i përket ndërtimit gjeologjik, për rrethin e Gramshit përcaktohet zhvillimi i territorit mbi shkëmbinj sedimentarë dhe më pak në ata magmatikë, këta të fundit gjenden më tepër në lartësitë e mëdha. Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore. Rrethi i Gramshit dallohet për një amplitudë të madhe hipsometrike, kjo për shkak të relievit shumë të thyer të tij, pasi në të janë të pranishme lartësitë 120m mbi nivelin e detit, por ka edhe lartësi që shkojnë deri në 2373 m mbi nivelin e detit, pa përmendur këtu malin e Tomorrit në kufirin jug-jugperëndimor të tij që arrin një lartësi maksimale prej 2415 m. këto kontraste kanë krijuar një reliev të larmishëm, por gjithsesi duke mbetur brenda kuadratit të relievit kodrinoro-malor.
Tiparet e zhvillimit ekonomik të zonës
Periudha socialiste. Rrethi i Gramshit historikisht renditet ndër zonat me zhvillim të ulët ekonomik. Në vitet e të ashtuquajturit kolektivizimi socialist në fshat karakterizohej nga ekonomia e mbyllur, kurse në qytet industria filloi të merrte fizionominë e vet mbas viteve 1960 me ngritjen e Uzinës Mekanike të Çekinit e të fabrikave të tjera që e pasuan atë. Banorët e këtij rrethi historikisht janë marrë me blegtori e bujqësi dhe një pjesë me përpunimin e drurit. Reformat për thellimin e revolucionit socialist në bujqësi dhe politika e centralizuar demografike, çoi në ngushtimin e pronës private deri aty sa disa fshatra (Shemriza, Lubinja, Gurrëza, Ostenthi, Trashovica) mbas vitit 1981 në emër të ?iniciativës? nga poshtë nuk lejoheshin të mbanin asnjë lopë ose familjet e reja që ndaheshin nga trungu nuk mund të merrnin tokë sa gjithë familjet e tjera. Si rezultat i ngushtimit artificial te “Oborrit kooperativist” fshatari gramshiot në vitet 1985-1991 detyrohet të blinte në tregun e qytetit produkte të tilla si djathin, gjizën, gjalpin, mishin etj. Ky ishte ndoshta paradoksi më i madh. Gjatë viteve të kooperativizmit, blegtoria, jo vetëm nuk u zhvillua intensivisht, por mbeti mbrapa edhe nga pikëpamja ekstensive. Numri i bagëtive të imëta gjatë këtyre viteve ishte 2 herë më i ulët se para kolektivizimit. Nga regjimi i kaluar Gramshi trashëgoi industrinë ushtarake ku përfshihen Uzina Mekanike e Çekinit dhe Uzina e Prodhimit të Baterive, industrinë e përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale ku përfshihen Fabrika e konservave, Fabrika e pijeve freskuese dhe atyre alkoolike, linjat e përpunimit të qumështit në qytet e disa fshatra, industrinë e materialeve të ndërtimit, veçanërisht të inerteve, industrinë e prodhimit të produkteve prej thupre e kashte misri për eksport, disa reparte mekanike të përpunimit të drurit etj. Bujqësia është dega bazë e ekonomisë së rrethit,ajo zë 65% të GDP. Çdo familje fshatare në Gramsh ka në pronësi 0,97ha tokë arë ose 0.2 ha për frymë,sasi kjo e pamjaftueshme për zhvillimin e një ekonomie bujqësore me kërkesat e ekonomisë së tregut. Ndër kulturat e drithërave gruri zë peshën specifike më të madhe. Ai zë aktualisht 46% të sipërfaqes së mbjellë me bimë arësh dhe 72% të prodhimit të drithërave të bukës Me misër mbillet 21% e sipërfaqes që zënë drithërat e kjo kulturë jep 27% të prodhimit të drithërave. Pesha specifike e misrit për prodhim buke po vjen duke rënë çdo vit. Ai më gjerë përdoret si ushqim për blegtorinë. Gramshi është i njohur për prodhimin e duhanit. Sot sipërfaqja e mbjellë me duhan ka rënë, po kështu edhe rendimenti. Çmimi që ofrohet për blerjen e prodhimit të duhanit nuk i nxit fermerët të merren me kultivimin e tij. Me mikroklimat që ka Gramshi është rreth që kultivohen një numër i konsiderueshëm perimesh, rreth 20 lloje, si patatja, fasulja, domatja, qepa, preshi , trangulli, speci, hudhra, bamja, patëllxhani, bostani, shalqiri, sallata, mashurka, panxhari i kuq, karota, kungulli, lakra, spinaqi e deri tek erëzat e ndryshme. Perimet që kultivohen masivisht në këtë rreth janë patatja, fasulja, domatja, trangulli, qepa, preshi, hudhra e lakra. Rrethi i Gramshit ka tradita edhe në pemëtari e vreshtari. Mikroklima që ai ka bëjnë të mundur që të kultivohen një numër i konsiderueshëm frutash si rrushi, fiku, molla, dardha, kumbulla, qershia, pjeshka, hurma, arra, gështenja, shega, kajsia, ulliri, bajamja etj. Kushtet natyrale të relievit krijojnë mundësi për mbarështimin e blegtorisë, veçanërisht të deles e të dhisë, por edhe të gjedhit e të një thundrakëve. Në Gramsh rriten edhe mjaft shpendë të butë si pula, rosa, pata e gjeli i detit. (Në fshatin Çekin ndodhet edhe një pulari për mbarështimin e pulave). Gramshi njihet edhe për mbarështimin e bletës duke shfrytëzuar masive kullosore. Mjalti i prodhuar sidomos në zonën e Vërçës është i një cilësie të lartë me vlera kurative.
Kultura
Gramshi është një qytet i vogël por qytetaret e tij janë njerëz shume artdashës, me një kulture dhe me tradita te pasura te trashëguara brez pas brezi. Ai ka një Pallat Kulture qe quhet "Thoma Prifti" ku mblidhen fëmijët, te rinjtë dhe te gjithë te talentuarit ne fushën e artit dhe ku mund te shpalosin talentin e tyre ne shume drejtime si : këngë, kërcim (popullor dhe modern), humor etj. Gramshi është një qytet mjaft i gjallëruar dhe njëkohësisht një vend ku mund te jetosh i qete, larg zhurmave dhe ajrit super te ndotur te qyteteve te mëdha. Ai ka edhe një klub futbolli i cili quhet : KF Gramshi. Gjithashtu ka te zhvilluar shume edhe sportin e volejbollit (për femra). Gjithashtu ka dhe një pallat sporti dhe një kënd sportiv. Gramshi është shume i njohur për muzikën e tij popullore. Nga gjiri i tij kane dale shume këngëtare me zërin si bilbil. Karakteristika më e dalluar e Gramshit në Muzikën burimore janë `FYEJT E GRAMSHIT`,të cilët kanë marrë vlerësime nga shumë studiues të folklorit tonë. Aktiviteti më i rëndësishëm kushtuar këtij instrumenti ishte festivali që u mbajt këtë vit(2010) në datat 2-3 qershor nën titullin `Festivali Mbarëkombëtar i Fyejve`.Shpresojmë që ky aktivitet i iniciuar nga Pallati i Kulturës `Thoma Prifti` të vazhdojë traditën e nisur. Gjithashtu një pjesë e dalluar e kulturës së Gramshit janë edhe Lojërat Popullore. Disa e kanë vlerësuar si gjënë më të rëndësishme të kulturës së Gramshit.
Problemet aktuale dhe e ardhmja, perspektiva e zhvillimit ekonomik të kësaj zone
Problemet aktuale që bëjnë pjesë në rrethin e Gramshit janë disa. Pas rënies së sistemit socialist dhe nga kalimi i ekonomisë nga ekonomi e drejtuar nga lart në ekonomi tregu, e dëmtoi rëndë ekonominë e këtij rrethi. Por e meta më e madhe është se ajo edhe në kohën e kolektivizimit nuk pati ndonjë rritje, madje mund të themi që pati një stanjacion në disa raste edhe hapa mbrapa, deri në atë pikë sa fshati gramshiot blinte produkte blegtorale, si bulmet e mish, perime e produkte të tjera që mbilleshin në fshat, ata i siguronin nga tregu i qytetit. Me kolektivizimin numri i bagëtive ra, si rrjedhojë edhe rendimenti i tyre pavarësisht që u bë një përpjekje për përmirësim racor. Gjithashtu nuk mund të mohojmë një sërë uzinash e fabrikash që u ngritën në periudhën socialiste, të cilat u siguronin punë një popullsie të gjerë, por që me privatizimin e tyre dolën shumë të papunë, kjo për shkak se nuk kishte kapital investues gjithashtu teknologjia e tyre ishte shumë e vjetër e cila nuk jepte rendiment. Unë në fund të çdo çështjeje e çdo mundësie që ekziston për zhvillim kur kam trajtuar objektet punëdhënëse në periudhën socialiste jam munduar t’i jap edhe një zgjidhje të mundshme për këto potenciale, të cilët mund të mbanin me punë një numër të madh të popullsisë sidomos të qytetit dhe të disa fshatrave afër tij meqenëse këto objekte lokalizohen më tepër në territorin e qytetit. Duke u bërë më shumë investime në vend do të mund të ulej edhe numri i të larguarve si brenda ashtu edhe jashtë shtetit , kapitali i tyre do të investohej për zhvillimin e rrethit të tyre si rrjedhojë do të ndodhte edhe një rivitaklizim i këtij rrethi. Mendohet që, në qoftë se në rrethin e Gramshit do të ndërtohen tre hidrocentralet që janë parashikuar për t’u ndërtuar, jeta në Këtë rreth mund të ndryshojë. Ai mund të bëhet rrugëkalimi midis lindjes dhe perëndimit, duke u lidhur kështu me Korçën (rrugë nacionale), Pogradecin, Beratin, Kuçovën etj., duke shkurtuar kështu disa km rrugë, gjithashtu duke bërë të mundur hapjen e rrethit të Gramshit pasi deri tani ai është[ si një xhep i cili ka lidhje vetëm me Elbasanin dhe Cerrikun. Po të shfrytëzohen siç duhet pasuritë hidrike, përfitimet do jenë jo vetëm për këtë territor, por edhe për gjithë Shqipërinë.
Vlerësimi i potencialeve natyrore dhe humane për zhvillimin e kësaj zone
Rrethi i Gramshit është një rreth që ka një pozitë të favorshme gjeografike dhe një klimë që është shumë e përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë së tij, por këto favore dëmtohen nga karakteristikat e relievit, që përgjithësisht është e përthyer (kodrinoro-malor). Por këtë reliev të përthyer mund ta vlerësojmë për pasurin e peizazheve që na ofron. Në rrethin e Gramshit gjenden luginat e gjëra lumore deri tek kanionet, burime të shumta ujore e ujëvara,ujra të pijshëm e termle, kodra e deri tek malet më të larta të zonës të mbuluar pothuajse gjysëm viti me dëborë, zona të zhveshura, por edhe hektarë të tërë me pyje rrobulli, ahu e pishe. Të gjitha këto pasuri bëjnë që në të të krijohen lloje të ndryshme vendbanimesh, të cilat edhe këto formojnë një peizazh interesant kryesisht në zonat rurale. Gjithashtu këto pasuri përbëjnë një bazë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë sidomos sektorit të tretë dhe më saktësisht të disa llojeve të turizmit si: turizmi i bardhe në Malin e Valamarës, turizmi kurativ duke shfrytëzuar burimet e liqenit të Zi, turizmi kulturorë e fetar në Grabovën e Sipërme etj. të gjitha këto janë një potencial të cilëve në qoftë se u jepet vëmendja dhe mbështetja e duhur nga organet përkatëse, duke dhënë investimet e duhura, pa frikë brenda një kohe shumë të shkurtër mund të zërë vendin e parë në të ardhurat që ajo mund të sjellë në ekonominë e këtij rrethi. Gjithashtu një potencial i rëndësishëm është edhe popullsia vitale e kësaj zone. E them këtë sepse numri më i madh i popullsisë është midis moshës 14-64 vjeç (22122 banorë kundrejt 11527 banorë të moshës deri në 14 vjeç dhe 2101 të moshës 65 e lartë). Pra popullsia e rrethit të Gramshit është akoma e re, gjë që bën të jetë një forcë e madhe pune e cila është në kërkim vetëm të punës, që në rrethin e Gramshit mungon, si rrjedhojë kjo popullsi vitale dhe aktive për punë është e detyruar të emigrojë.
Shpërndaje
Qytete Shqiptare
Shëngjini
27.12.2016
|
02:36
Miloti
27.12.2016
|
02:33
Rubiku
27.12.2016
|
02:25
Leskoviku
27.12.2016
|
02:21
Konispoli
27.12.2016
|
02:16
Këlcyra
27.12.2016
|
02:11
Krasta
27.12.2016
|
02:05
Kërraba
27.12.2016
|
02:00
Fushë-Arrëza
26.12.2016
|
16:31
Orikumi
26.12.2016
|
16:27
Më të reja
Më të lexuara
Ky është vendi ku u gjet i vdekur Fadil Syleviqi
BE ndanë 11.8 milionë euro për Kosovën
Shtohen edhe dy komuna në zonën e kuqe
Fadil Syleviqi gjendet i vdekur afër liqenit të Badovcit
Këto parti kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhje
Hoti: Kurtit e Osmanit duhet t’ua tregojmë vendin
Përplasje e ashpër në KQZ mes anëtarit të VV-së dhe Valdete Dakës
Nisma e kandidon për deputet vëllanë e Jakup Krasniqit
7 të vdekur, 296 raste pozitive dhe 526 të shëruar me Covid në Kosovë
Evropa e mbuluar nga bora: Rrugë të bllokuara, orteqe dhe viktima
Plaka dhe droga
Dy shoqe
Chuk Norrisi
Qapa në barnatore
Dy foto për pasaportë
S’ka parking për aeroplan
Dy shokë
Personalitetet me famë botërore
Biondina në kanalizim
Martesa
Video
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting