Durrësi
Durrësi
16.12.2016 | 05:05
Durrësi është qytet bregdetar në Shqipërinë e mesme. Porti i Durrësit është kryesori në vend, gjithashtu një port i rëndësishëm detar i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëherit është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit.

Prejardhja e emrit

Dyrrahu,- Nipi i Epidamnit. E lindi Melisa, bija e Epidamnit, me hyjninë e detit. Në krahasim me gjyshin, Dyrrahu edhe lindjen e ka gjysmë të hyjnizuar. Këtu me rëndësi është e dhëna që jep Stefan Bizantini se më përpara me emrin Dyrrah është quajtur gadishulli ku u ndërtua fillimisht qyteti. Më pas, në një dorë të dytë ndërtimi, limani i poshtëm i qytetit u quajt Dyrrah. Me kalimin e kohës, mbas një bashkëjetese të emrave, emri Dyrrah u bë sundues (çka ka mundësi të jetë edhe refleks i një binomi të kultit të Epidamnit e të Dyrrahut njëkohësisht; më tej emri Dyrrah u bë përfundimtar. Theksojmë origjinën e kultit të Dyrrahut nga bota e mitologjisë detare, siç ka ndodhur me shumë legjenda të tjera ilire. Epidamni,- Hero-kulti i taulantëve, të cilët e mbajnë si themelues të qytetit, në të vërtetë përpara ardhjes së kolonistëve dorë të vitit 627 para erës sonë. Legjenda e jep si mbret të "barbarëve" (kupto: "taulantëve"), që u kultëzua si krijues jo vetëm i qytetit, por edhe i gjenealogjisë legjendare të dinastisë mbretërore ilire me qendër qytetin dhe me arealin e tij të gjerë.Në këtë rast kemi një hero vendas, jo një hyjni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Krijimi i kultit të tij është në natyrën e krijimit të miteve të heronjve, të hyjnizimit të kultit të të parëve. I njëjti proces ka ndodhur në krijimin e shumë legjendave ilire. Kështu, Stefan Bizantini shënon legjendën e emërtimit të liburnëve sipas një heroi me emrin Liburn, legjendën e emërtimit të Ambrakisë sipas Ambrakut, të birit të Thesprotit të Laokonit (në një variant të dytë nga Ambrakia, vajza e Egjeut), të mbiquajtjes së krahinës së molosëve Afeidantes nga mbreti Afeidas, i Hellopisë nga Hellopi, i biri i Jonit (një legjendë tjetër shënon se Hellopia quhej dhe krahina rreth Dodonës molose e banorët e saj quheshin helloi dhe selloi), të qytetit të Efyras nga emri Efryrit, të birit të Amarakut të Thesprotit, të qytetit Lynkos të Epidamnit është tipologjik për këto lloj legjendash. Ky kult dokumentohet i fortë edhe në kohën kur qyteti quhej me emrin Dyrrah, sepse është zbuluar një monument i një personi me pushtet në këtë qytet në shekullin II të erës sonë, që quhej Syr Epidamni, në emrin e të cilit Leon Hezej me të drejtë sheh një jehonë të kultit të stërgjyshit legjendar ilir, të themeluesit të parë. Prokopi i Gazës në "Panagjerikun" kushtuar perandorit të Bizantit Aleks Durrsakut, me origjinë nga ky qytet, thotë shprehimisht se këtu "lindi heroi vendas, që i dha emrin qytetit". Pra, në shekullin V e VI është i gjallë kulti i Epidamnit. Bile deri në shekullin XI Ana Komnena e përmend jehonën e këtij emri me atribute mitologjike.Natyrisht Epidamni nuk hyn në "elitën" e panteonit ilir: më tepër se një hyjni të mirëfilltë, kemi një njeri të vdekshëm të hyjnizuar. Se ç`rol ka luajtur kulti i tij sot nuk jemi në gjendje të përgjigjemi me hollësi.

Historia

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe Mesjetar. Qyteti Epidamn Dyrah u ndërtua nga Ilirët Taulant ne shekuj XIII-XI p.k. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoilir, pellazgë, ngritën ne rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durrësit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire te quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte te punimit te qeramikës, te metaleve, te pëlhurave te lëkurës, kantier për dertimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit te tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi qe janë prere ne Dyrrah. Kurse për lulëzimin urbanistik dëshmon mozaiku i nje dyshemeje, i ashtuquajturi bukuroshja e Durrësit. Ne shek 1-3 te e.s. ai përjetoi nje periudhe lulëzimi, u be qendër dhe porti kryesor i brigjeve te Adriatikut lindor.

Transporti

Durrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar. Gjithashtu Durrësi është edhe porti me i rëndësishëm ne vend dhe lidhet me Italinë me ane te trageteve te linjës Durrës - Bari, Durrës - Ancona, Durrës - Trieste. Slloveninë me ane te tragetit te linjës Durrës - Kooper. Gjithashtu Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave me te rëndësishme te automobilizmit, ku me e rëndësishmja është linja Durrës - Kukës - Morine e cila lidh Shqipërinë me Kosovën duke shkurtuar distancën e udhëtimit.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27