Deçani
Deçani
16.12.2016 | 10:01
Deçani është qytezë komunë në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Pejës, Gjakovës, dhe me Republikën e Shqipërisë. Është i njohur për rrugët historike në mes Pejës dhe Gjakovës. Shikuar nga ana fetare Deçani është i njohur për Kishën Ortodokse. Territori i kësaj komune mbulon 180 km2, dhe ka më se 42 fshatra.

Fshatrat

Strellc i Epërm, Strellc i Ulët, Irzniq, Dranoc, Voksh, Pobergjë, Prejlep, Isniq, Lëbushë, Carrabreg, Gllogjan, Llukë e Ulët, Lukë e Epërm, Lumbardh, Kodrali, Dubovik, Shaptej, Gramaqel, Jasiq i Ulët, Rastavicë, Baballoq, Hulaj, Maznikë, Dashinoc, Pozhar, Ratish i Ulët, Ratish i Epërm, Prapaqan, Dubravë.

Ekonomia

Ekonomia e komunës ka qene kryesisht bujqësore e cila gjatë luftës është shkatërruar tërësisht Mbas luftës janë bërë disa përpjekje për të rimëkëmbur mirëpo gjer më tani ajo gjendet nënë nivelin e vitit 1998. Shumica e ish-kooperativave aktivitetet e tyre kanë mbyllur. Janë të regjistruara diku 650 biznese me aktivitete të ndryshme tregtare dhe mikro industriale. Dega ekonomike e Hotelerisë ka filluar te aktivizohet nga viti 2003.

Kultura

Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Deçanit ka pasur 4 biblioteka publike me 106.800 libra, por, gjatë luftës, "dora e zezë" ka zhdukur bibliotekën e Junikut dhe ka dëmtuar bibliotekat e tjera të kësaj komune. Duke përfshirë edhe bibliotekën e zhdukur të Junikut, e cila ka pasur 26.850 libra, dhe një numër librash në bibliotekat e tjera, në komunën e Deçanit, gjithsej janë zhdukur 90.500 libra, 90 % më shumë se sa numri i tërësishëm i librave.

Edukimi

Komuna ka mese 10,000 nxënës, prej të cilëve 7,800 ndjekin mësimet në 15 shkollat fillore me 384 mësues dhe 2,200 nxënës në tri shkollat e mesme me 120 mësues.
Shëngjini
Shëngjini
27.12.2016 | 02:36
Miloti
Miloti
27.12.2016 | 02:33
Rubiku
Rubiku
27.12.2016 | 02:25
Leskoviku
Leskoviku
27.12.2016 | 02:21
Konispoli
Konispoli
27.12.2016 | 02:16
Këlcyra
Këlcyra
27.12.2016 | 02:11
Krasta
Krasta
27.12.2016 | 02:05
Kërraba
Kërraba
27.12.2016 | 02:00
Fushë-Arrëza
Fushë-Arrëza
26.12.2016 | 16:31
Orikumi
Orikumi
26.12.2016 | 16:27