Rezarta Shkurta me dedikim për partnerin: 17 vite plot dashuri së bashku edhe kur kemi pasur të gjithë botën kundër
Rezarta Shkurta me dedikim për partnerin: 17 vite plot dashuri së bashku edhe kur kemi pasur të gjithë botën kundër
24.01.2023 | 04:41
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka nisur pushimet e para për vitin e ri.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, si destinacion të pushimeve të tyre kanë zgjedhur ishujt Maldive.

Ndërkohë nuk kanë munguar imazhet dhe videot e përbashkëta të çiftit në rrjete sociale.

Artistja shqiptare së fundmi ka publikuar një fotografi krah partnerit, me anë të së cilës tregon se festojnë për 17 vite së bashku.

“Shoku im më i mirë. Në të mirë e në të keqe. 17 vite plot dashuri së bashku edhe kur kemi pasur të gjithë botën kundër”, tha ajo fillimisht.

“Sepse bota ime e vetme je ti dhe princesha jonë e vogël”, shtoi më tej sipërmarrësja.

Rezarta dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha theksojmë që u martuan në vitin 2021, përkundër se krijuan familje.