Performanca e Anita Haradinaj në showun e vallëzimit, si e la “Rambo” të kërcente?
Performanca e Anita Haradinaj në showun e vallëzimit, si e la “Rambo” të kërcente?
21.09.2022 | 02:56

Moderatorja e njohur e lajmeve në Kosovë, Anita Haradinaj është konkurrente në një show vallëzimi në Shqipëri.

Pas performancës së saj me balerinin, Anita u pyet se si e lejoi bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj që njihet edhe me nofkën “Rambo”, që të merrë pjesë në këtë kërcim.

“Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. I thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion. Kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia dhe me mirëkuptimin e atij jam sot këtu. Edhe ai nëse nuk ka kohë të më shohë, janë fëmijët duke më parë”, u shpreh Anita Haradinaj.