Edita Tahiri kujton Ibrahim Rugovën me një fotografi të vitit 1991
Edita Tahiri kujton Ibrahim Rugovën me një fotografi të vitit 1991
23.01.2023 | 02:07

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka publikuar një fotografi së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se fotografia me të cilën e kujton Rugovën është një fotografi që u bë gjatë mbledhjes së udhëheqjes së ngushtë të Lëvizjes për pavarësi.

Në këtë fotografi shihen edhe Bujar Bukoshi, Edi Shukriu dhe Hafiz Gagica.
“Sot 17 vjet nga vdekja e liderit historik te pavaresise, Dr.Ibrahim Rugova! e kujtojme me krenari dhe respekt, Lavdi!

Fotoja nga mbledhja e udheheqjes se ngusht te Levizjes per pavaresi ne dhjetor 1991 ne Stutgart, Gjermani. Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Edi Shukriu, Hafiz Gagica”, tha ai.