Brenda penthausit luksoz të Rita Orës në Sydney të Australisë
Brenda penthausit luksoz të Rita Orës në Sydney të Australisë
18.02.2021 | 02:56

Rita Ora do të jetë për disa javë si kryetare e jurisë në “The Voice” të Australisë. Por, vendi ku do të jetojë ajo për këta muaj është një ndër vendet më të shtrenjta në Australi

Një penthouse me pishinë, me pamje nga Sydney Harbour dhe me një çmim prej 16 mijë dollarë nata. Ky është hoteli luksoz që Rita Ora ka zgjedhur të qendrojë gjatë kohës sa është juri për në The Voice…pak javë pasi që ajo theu rregullat anti-Covid në Britani.

Për momentin Rita është në një karantinë 14 ditore në Australi para se të fillojë xhirimet si juri në emisionin për talent, “The Voice”.

Por, mediat britanike kanë zbuluar se Rita Ora po jeton në njërin prej hoteleve më të shtrenjta në Sydney bashkë me motrën e saj dhe menaxheren Elena, derisa Channel Seven t’ua gjëjë atyre një shtëpi për muajt në vazhdim.

Të hënën, 30 vjeçarja ka bërë check-in në hotelin me pesë yje Park Hyatt, i cili ka një pamje të mahnitshme të qytetit të bukur të Sydney.

Pavarësisht luksit, Rita nuk ka harruar sot që të urojë pavarësinë e Kosovës duke publikuar disa nga fotot e saj me veshje kombëtare me të cilat shfaqet në klipin e saj të fundit.