36 vite pas publikimit, kënga e famshme thyen rekord
36 vite pas publikimit, kënga e famshme thyen rekord
07.01.2021 | 06:00

Pas “All I Want for Christmas”, “Last Christmas” është një nga këngët më të dëgjuara për Krishtlindje e Vit të Ri.

Deri në ditën e fundit të 2020-ës kënga mbante rekordin e shitjes së 1.9 milion kopjeve, por pa qenë asnjëherë në krye të klasifikimit britanik.

Por në ditët e para të 2021-shit, falë 9.2 milion dëgjimeve online, kënga arrin objektivin e pritur prej 36 vitesh, vendin e parë në klasifikim.

Kjo nuk ishte hera e parë që kënga i afrohej vendit të parë, sepse gjatë këtyre viteve të fundit i ishte afruar kryes 6 herë, por nuk kishte arritur kurrë në vendin e parë.

Kujtojmë se katër vjet më parë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, u nda nga jeta George Michael, autor i këngës dhe bashkëintepretues.