“Nuk munda t’i them lamtumirë se edhe vetë po luftoja me këtë dreq virusi” – Shkurte Fejza shkruan për vdekjen e Cimës
“Nuk munda t’i them lamtumirë se edhe vetë po luftoja me këtë dreq virusi” – Shkurte Fejza shkruan për vdekjen e Cimës
05.04.2021 | 07:13

Këngëtarja Shkurte Fejza e cila po ashtu ka qenë duke u përballur me koronavirusin, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Rasim Thaçi-Cima.

Këngëtarja e zhanrit popullor thekson se nuk i dha lamtumirën legjendës së humorit pasi ndodhej në një gjendje të tillë me virusin vdekjeprurës.

Fejza po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjes duke theksuar se do kujtohet gjithmonë edhe nga miqtë e tij.

“Ishte i dhimshëm lajmi për ikjen e Cimës në amshim. Cima ky artist i madh me shpirt e zemër të bardhë. Njeriu ma i mirë që kam njohur nga artistët shqiptarë dhe nuk mujta as lamtumirë me i thanë sepse vet luftoja me këtë dreq virusi. Mos e krahasoni Cimen as me Chaplinin e as me askend tjetër se ishte më i madh se të gjithë por fati i tij ishte se ai ishte artist i madh i vendit të vogël dhe pa shtet e pa përkrahje që nuk i siguroi asgjë dhe as një vakcinë nuk ja siguroj me kohë e cila do ta mbronte dhe do ta kishim edhe sot këtë artist me përmasa të jashtëzakonshme interpretuese”, ka shkruar Fejza.

Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima vdiq në moshën 71 vjeçare.

Ai vdiq si pasojë e ndërlikimeve me COVID-19.