“Mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto gradë”, DiCaprio ngre alarmin për rritjen e temperaturës globale
“Mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto gradë”, DiCaprio ngre alarmin për rritjen e temperaturës globale
16.07.2021 | 05:15

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio ka tash e disa kohë që ngrit zërin për çështje të ndryshme, që përfshijnë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e habitatit natyror.

Ai disa herë madje ka apeluar edhe për lumin Vjosa në Shqipëri, me kërkesën që t’u thuhet “Jo” ndërtimit të HEC-eve përgjatë shtratit të tij.

Duke shfrytëzuar ndikimin e madh që ka në rrjetet sociale, DiCaprio së fundmi publikoi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” disa statistike “të frikshme”, për mënyrën se si temperatura po lëviz në tokë, duke shënuar rritje të dyfishuar në mesataren e disa vendeve.

Ai ka vënë në dukje se si nga 1.5 gradë celsius, ka tashmë 3 gradë temperaturë në kontinentin e akullt, me çka rrezikon që në të ardhmen, të përjetojmë një verë pa Arktik.

Në statistikat e ndara me ndjekësit, Leonardo gjithashtu ka vënë në dukje gjatësinë mesatare të thatësirës që rrezikon jetën e kafshëve në oaza dhe habitate të shkretëtirave, si dhe rritjen e zonës së djegur nga zjarret në verën mesatare mesdhetare.