“Çdo herë që marrë rrugë me të lanë…”, Yllka Gashi kthehet në mërgim, përlot me dedikimin për Prishtinën
“Çdo herë që marrë rrugë me të lanë…”, Yllka Gashi kthehet në mërgim, përlot me dedikimin për Prishtinën
03.08.2022 | 06:34

Aktorja kosovare, Yllka Gashi e cila tash e sa vjet jeton në Amerikë i ka përfunduar pushimet në Kosovë.

Përmes një përshkrimi perkës në rrjetet sociale Yllka ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për Prishtinën.

“E çdo herë që marr rrugë me t’lanë e me u largu prej teje, me shku n’shpinë tjetër – përtej Atlantikut, ni copë e zemrës pak më thehet, e e kujtoj qysh haber s’kom pasë me e kuptu mërzinë e gurbetçarëve të familjes, kur u përlotshin sa herë pëshëndeteshin e u nisshin për Evropë atje ku veçse e kishin kriju jetën e re e i rritshin fmitë”, ka shkruar ndër tjera Yllka.

Me të mirat dhe të këqijat që ka Prishtina, për Yllkën mbetet vendi që i ofron dashurinë dhe ngrohtësinë më të madhe.

Duke shkruar për përjetimet e saj në Prishtinë që kur ishte e vogë Yllka ka shkruar se “Gjenerata jeme që osht rritë në t’90-tat, i ka përjetu shkollat fillore të ndame e shkollat e mesme nëpër shpia të improvizume”.

Prishtinën Yllka ka shkruar se e don edhe për arsyen se në të e ka përjetuar luftën.

“Prishtinë, ti je shtëpi e shumë njerëzve që m’i don zemra, që më merr malli për ta kur jam larg, njerëz, për të cilët gëzohem e çlirohem kur e di që janë mirë me shëndet e rehati, njerëz, për të cilët shqetësohem e mërzitem, kur nij që ju ka ndodhë ndonjë e papritun”, ka shkruar ndër tjera Yllka.