Për Ne
Për Ne
18.09.2017 | 10:27
Portali GjuhaShqipe.com në kompjuterët dhe telefonat tuaj do t’iu shfaqet një dizajn shumë i lehtë i navigueshëm, që u mundëson shfletim shumë më të shpejt të të gjitha lajmeve dhe shkrimeve tjera.

Dizajni, është punuar nga kompania “AlbaSoft.al” dhe dallohet tërësisht nga ueb-sajtet tjera shqiptare, dhe jo vetëm. Po ashtu, Gjuha Shqipe gjendet në platformën softuerike “AlbaSoft CMS”.

E veçanta e Gjuhës Shqipe është se në faqen e parë (Home) gjenden pothuajse të gjitha shkqimet që publikohen gjatë ditës.

Në rubrikën “Lajme” do të gjeni gjitha informacionet nga vendi, rajoni dhe bota. Rubrikat tjera do të jenë; Sport, Personalitete, Ekonomi, Art, gjithashtu do të jenë edhe rubrikat; Opinione, Shëndetësi, Teknologji, Kuzhina, Kuriozitete, etj. Ndërkohë sipas nevojës dhe kërkesës së lexuesve do të lëshohen edhe rubrika tjera.

Stafi i portalit GjuhaShqipe.com dhe kompania softuerike AlbaSoft.al kanë menduar edhe për studiuesit e Gjuhës Shqipe. Si mundësi kemi zgjedhur rubrikat “Albanologji” dhe “Figura të Albanologjisë”. Nuk e kemi lënë anash as shtrirjen e Tokave Shqiptare, për këtë kemi vendos rubrikën “Qytetet Shqiptare”.

Nga të gjitha këto rubrika me shkrime serioze, ja vlen edhe të dëfrehemi pak, për këtë kategori, janë parapa rubrikat; “Barsoleta”, “Anekdota”, “Rrena e Ditës” dhe “Video Humori”.

Mbi të gjitha, dizajni i ri ofron hapësirë të pafundme për marketing dhe forma/mundësi komplet të reja marketingu.

Për t’i lexuar krejt këto shkrime, krejt çka ju duhet juve është ta vizitoni faqen www.gjuhashqipe.com dhe www.albasoft.al